Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në shtëpinë e një gruaje në fshatin Sfeqël të Podujevës, është hedhur një mjet shpërthyes.
Sipas policisë, ende nuk ka persona të identifikuar lidhur me rastin, derisa hetimet po vazhdojnë.
“Është raportuar se person-a të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes në shtëpinë e viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.






