https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hill: Po merremi me targat, por kjo nuk i zgjidh çështjet thelbësore

Hill: Po merremi me targat, por kjo nuk i zgjidh çështjet thelbësore

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se tejkalimi i mosmarrëveshjes për targa nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve kyçe mes Kosovës dhe Serbisë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

ADVERTISEMENT

Ambasadori amerikan i është përgjigjur gazetarëve në një pritje që organizoi për një delegacion të biznesmenëve amerikanë që kanë vizituar Serbinë, raporton “Radio Televizioni i Vojvodinës”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Hill ka thënë se çështje kyçe janë anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe e ardhmja e komunitetit serb në Kosovë.

“Serbia ka të drejtë të pyesë se çfarë do të ndodhë me serbët në Kosovë, a mund të ndihen rehat serbët në Kosovë, a mund të ndiejnë mbështetjen dhe mbrojtjen e ligjit, a mund ta ruajnë identitetin e tyre. Këto çështje janë me rëndësi kyçe, në kuptimin që çështja e Kosovës do të ndërkombëtarizohet dhe komuniteti serb nuk do të harrohet”, tha Hill. “Në vend të kësaj ne po sillemi rreth çështjes së targave. Sido që të përfundojë kjo çështje, nuk mendoj se do të zgjidhë shqetësimet kryesore të dyja palëve – anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe çështjen e së ardhmes së komunitetit serb në Kosovë. Targat nuk do ta zgjidhin këtë”.

Hill ka thënë se Bashkimi Evropian ka punuar për një kohë të gjatë për këtë çështje. Ai ka thënë se në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë e të zgjidhin çështjet e hapura.
“Ne duam dialog për të zgjidhur çështjet e mëdha, e jo që dialogu të kthehet në zgjidhje të mosmarrëveshjeve”, ka thënë Hill.

Poste të ngjashme

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë direkte për emisionin Frontal në T7, deklaroi se...

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, më saktë, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve...

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Lajmi i fundit

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37
Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43
Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50
Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv