https://www.facebook.com/etcks https://www.facebook.com/etcks https://www.facebook.com/etcks

Historiani shqiptar: Deklaratat e Vuçiqit janë marrëzi, Serbia e di që s’lufton dot me shqiptarët

Historiani Paskal Milo thotë se me gjithë situatën e tensionuar, nuk ka rrezik për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës.

Në emisionin Review në Euronews Albania, Milo u shpreh se Beogradi e ka të qartë që nuk mund të futet në konflikt me shqiptarët në Kosovë, pasi pas tyre qëndron KFOR dhe EULEX, respektivisht SHBA dhe BE.

ADVERTISEMENT

“Nuk do ketë rrezik për përshkallëzim veç tensioneve. Vetë Vuçiq e di shumë mirë se nuk do shkojë të ndeshet me shqiptarët vetëm, se prapa tyre qëndron edhe KFOR edhe EULEX, dhe pas tyre SHBA dhe BE. Është marrëzi deklarata e Vuçiq për të kthyer ushtrinë serbe në veri. Është e pakthyeshme. Është vetëm një letër që luhet për të forcuar pozitën e tyre në negociata”, tha Milo.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit