Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Dyzit, sot në fshatin Dyz u organizuan homazhe për nder të viktimave të kësaj masakre të tmerrshme të kryer nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë përvjetor të dhimbshëm, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Hilmi Hoxha, përfaqësues të grupeve parlamentare, drejtorë komunalë dhe familjarë të viktimave bënë homazhe dhe vendosën lule pranë pllakës përkujtimore në nderim të 227 civilëve shqiptarë të vrarë në këtë masakër.
Masakra e Dyzit është një nga aktet më të rënda dhe më çnjerëzore të ushtruara mbi popullatën civile shqiptare gjatë luftës, dhe kujtimi për të rënët mbetet një obligim moral e institucional për të mos harruar asnjëherë çmimin e lirisë.
Lavdi dhe nderime për të gjithë të rënët në Masakrën e Dyzit dhe për të gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës!
18.04.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim