Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve, në 27-vjetorin e masakrës në fshatrat përreth Drenicës.
Ai u ndal edhe në Gllobar ku nderoi të rënët, teksa ngushëlloi e përshëndeti familjarët e tyre.
Mirëpo, një qytetar nuk e mirëpriti vizitën e tij, me ç’rast refuzoi edhe ta përshëndeste.
Qytetari, i cili u kap nga kamera e GazetësDemos, nuk ia zgjati dorën Kurtit.







