Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së edhe për një mandat në Kuvend, ka adresuar kritika ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas një paraqitjeje që ky i fundit e pati në një studio televizive.
Sipas Hotit, Murati nuk mund të mbaj leksione pasi nuk e di as si krijohet buxheti.
“Ai nuk e di as ku po e shpenzon atë buxhet”, ka shkruar Hoti.
Tutje, Hoti e ka quajtur ministrin Murati ‘diletant’.
“Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje të numëroj as 3 projekte të kryera në 4 vite qeverisje”, shtoi tutje Hoti.