Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për siç shprehet ai pas dështimeve në çdo fushë.
Ish-kryeministri Hoti theksoi se Qeveria aktuale ia ka mësyrë shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve.
“Pas dështimeve në çdo fushë, ia kanë mësyrë shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve. Subvencionim i pajisjeve shtëpiake! Subvencionim i energjisë elektrike! Subvencionim i librave për nxënës! Mos u çuditni kur të subvencionohen policët për uniformë dhe këpucë, apo pacientët për barnat nga lista esenciale, pasi po dështojnë tenderët në vazhdimësi për arsyet që vetëm ata i dinë’, ka shkruar Hoti.
“As praktikantë nuk mund tu thuash më, sepse praktika zgjatë gjashtë muaj deri në një vit”, ka thënë Hoti.