Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili nga nesër i detyron bizneset të dalin në tregun e hapur të energjisë.
Hoti e ka quajtur vendimin të pakuptimtë dhe të pa konsultuar me komunitetin e bizneseve, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekonominë e vendit.
Sipas tij, ky vendim do të sjellë largim të investitorëve, rritje të kostove për bizneset vendore, humbje të konkurrueshmërisë dhe rritje të papunësisë.
Ai e cilësoi këtë veprim si një qasje arbitrare të ZRRE-së, të mbështetur nga “Qeveria e mashtrimit”, që sipas tij, nuk është në interes të bizneseve të Kosovës.