Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje s’ka respektuar Kushtetutën.
Sipas tij, Kuvendi i Kosovës sot nuk u konstituua për këtë arsye.
Postimi:
Vendit i shërbehet duke respektuar Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve, duke treguar maturi politike në çdo rrethanë, duke treguar gjithmonë përkushtim ndaj interesit të shtetit, duke treguar gatishmëri për të bartur çdo kosto politike kur avancohet interesi shtetëror.
Kuvendi i Kosovës sot nuk u konstituua për arsye të mungesës së këtyre vlerave tek partia që ka dalë e para në zgjedhje.