Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është në mbrojtje të interesit shtetëror në çdo situatë, pavarësisht edhe nëse i kushton politikisht atij dhe partisë së tij.
Hoti tha se njerëzit presin nga qeveria veprime shtetërore që forcojnë lidhjet me ShBA-në dhe BE-në e që sa më parë Kosova të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.
“Në mbrojtje të interesit shtetëror në çdo situatë — edhe kur kjo më kushton politikisht mua dhe partisë time. Nuk kam pasur asnjëherë mëdyshje se duhet rreshtuar në mbrojtje të interesit të shtetit të Kosovës, e jo në mbrojtje të interesave partiake e individuale duke mashtruar qytetarët. Njerëzit presin nga Qeveria vendime të matura e politika të mira që rrisin punësimin e pagat, që përmirësojnë arsimin e shëndetësinë. Presin veprime shtetërore që forcojnë lidhjet tona me ShBA-në e BE-në që sa më parë të bëhemi anëtar të BE-së e NATO-s”, ka shkruar Hoti.