https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hoti: Vlera e koeficientit nuk duhet të jetë nën 125 euro

Hoti: Vlera e koeficientit nuk duhet të jetë nën 125 euro
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, vlerëson se vlera e koeficientit nuk duhet të jetë më e vogël se 125 euro. 

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas tij, rritje reale sigurohet nëse vlera e koeficientit është mbi 125 euro.  Ai thekson se çfarëdo vlere nën 125 euro nënkupton ulje të pagave.

Postimi i tij i plotë:

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

SA DUHET TË JETË VLERA E KOEFICIENTIT TË PAGAVE?

  1. PASOJAT E INFLACIONIT: Për shkak të rritjes enorme të çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm, vlera reale apo fuqia blerëse e pagave u zvogëlua dukshëm gjatë vitit 2022. Qeveria nuk i përshtati pagat për normën e inflacionit, e as nuk e rriti pagën minimale. Rrjedhimisht, për pjesën më të madhe të familjeve (që kanë të ardhura vetëm nga paga) standardi i jetës ra për shkak të reduktimit të konsumit.
  2. PASIGURIA ME LIGJIN E PAGAVE: Edhe pse ligji i pagave është shpallur në Gazetën Zyrtare më 5 janar 2023, Qeveria ende nuk e ka caktuar vlerën e koeficientit. Rrjedhimisht, askush nuk e di sa do ta ketë pagën në muajin shkurt. Kjo ka krijuar pasiguri tek të punësuarit, pasi shumë prej tyre kanë kredi apo obligime të rregullta mujore. Mos caktimi i vlerës së koeficientit përbënë shkelje të të drejtave të punëtorëve.
  3. SA DUHET TË JETË VLERA E KOEFICIENTIT PËR TË RUAJTUR PAGAT E NJËJTA NË FUQI BLERËSE? Bazuar në një llogaritje të thjeshtë: një vlerë e koeficientit prej 125 euro i ruan pagat e njëjta në fuqi blerëse, siç kanë qenë në dhjetor 2021 përpara rritjes së çmimeve. Pra, kjo vlerë e koeficientit nuk paraqet rritje reale të pagave. Rritje reale sigurohet nëse vlera e koeficientit është më e lartë se 125 euro. Çfarëdo vlere e koeficientit më pak se 125 euro nënkupton ulje të pagave në fuqi blerëse në mallra dhe shërbime.
  4. SA DUHET TË JETË VLERA E KOEFICIENTIT PËR NJË RRITJE TË ARSYESHME TË PAGAVE? Pagat në sektorin publik nuk janë rritur që nga viti 2016, kur u zbatua rritja prej 2% deri në 20% për shkak të viteve të përvojës së punës. Për shkak të ndryshimeve strukturore në ekonomi dhe në nevojat për konsum të familjeve, si dhe inflacionit inercial për periudhën 2016-2021, është e natyrshme që pagat reale duhet të rriten së paku me 10%. Kjo rritje është modeste, pasi përbën rritje prej 2% në vit. Kështu që, për të siguruar rritje reale të pagave prej 10%, si dhe për të kompensuar zhvlerësimin për shkak të inflacionit siç u diskutua më lartë, vlera e koeficientit të pagave duhet të jetë 137.5 euro. [e njëjta përshtatje duhet të ndodhë edhe për skemat pensionale dhe të ndihmës sociale].

Secili i punësuar në sektorin publik mund të bëjë vetë llogaritje për tu bindur:
(i) krahasoni sasinë e mallrave që e keni blerë me pagën tuaj në dhjetor 2021 me sasinë e mallrave që e keni blerë në dhjetor 2022 (krahasoni faturat javore të ushqimeve, transportit dhe barnave që i konsumoni në familje brenda një jave, apo çmimet e mallrave dhe shërbimeve bazike);
(ii) sa duhet të jetë rritja në pagë në mënyrë që sot të blini të njëjtën sasi mallrash sikurse në dhjetor 2021?;
(iii) sa duhet të jetë vlera e koeficientit që të keni pagë me të cilën mund të blini të njëjtën sasi mallrash sikurse në dhjetor 2021?

Poste të ngjashme

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se aksioni për eliminimin e deponive ilegale po zhvillohet me vendosmëri në çdo...

Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar ushtrueses së detyrës së presidentes,...

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person e ka humbur jetën në...

Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar 7 qershorin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Klan Kosova ka mësuar se kjo...

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

Limaj sërish në PDK? Musliu: Nëse ka vullnet duhet të ofrohet

29/04/2026, 13:42

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për mundësinë e rikthimit të Fatmir Limajt në këtë parti. Ajo theksoi se...

Lajmi i fundit

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

Eliminimi i deponive ilegale, Lushtaku: Kushdo që hedh mbeturina do përballet me masa të rrepta

29/04/2026, 15:24
Radoniqi: Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë

Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhet kohë!

29/04/2026, 13:57
Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

Vdekja e punëtorit në Pejë, Prokuroria nis hetimet

29/04/2026, 13:45
Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu e pret në takim Radoniqin

KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

29/04/2026, 13:43
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv