https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hovenier: Asociacioni do të shmangte problemet me dinarin në Kosovë

Hovenier: Asociacioni do të shmangte problemet me dinarin në Kosovë

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha të enjten se nëse do të ishte themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk do të ishin krijuar shqetësimet lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të çojë përpara procesin e themelimit të tij dhe të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për projekt statutin e hartuar nga perëndimi për këtë Asociacion.

“Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë thelbësore.

Do të ketë një përgjigje nëse është kushtetues apo jo, do të dihet a ka përgjegjësi ekzekutive apo jo dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim”, tha ai duke nënvizuar se kjo do të pasqyronte përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur detyrimet e saj.

“Disa nga shqetësimet që kemi ngritur në lidhje me zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore do të ishin tejkaluar nëse do të kishim një Asociacion funksional”, tha ambasadori Hovenier duke bërë thirrje që çështja të diskutohet në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi, por edhe për tensionet ndërmjet palëve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ne nuk po sfidojmë përgjegjësinë apo autoritetet e Bankës Qendrore. Ne nuk po përpiqemi të mbrojmë dinarin.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mban qëndrim se cila valutë përdoret në Kosovë, këtë e përcaktojnë autoritetet e Kosovës”, tha ambasadori Hovenier duke nënvizuar se çështja është se si po zbatohet rregullorja e Bankës Qendrore dhe ndikimi i këtij zbatimi te komunitetet pakicë, posaçërisht te komuniteti serb.

“Dhe tani pse mendojmë se kjo është një çështje dialogu?

Sepse sipas planit të (Martti) Ahtisaarit, me kushtet në të cilat Kosova mori mbështetjen tonë për pavarësinë e saj, u morën zotime në lidhje me mbrojtjen specifike dhe aranzhimet specifike për komunitetet pakicë”, tha ambasadori amerikan gjatë një bashkëbisedimi me një grup gazetarësh në Prishtinë.

Të martën Kosova refuzoi të përfaqësohet në nivel politik në një takim ne Bruksel për këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar Kosovën dhe kanë paralajmëruar se partneriteti ndërmjet dy qeverive është dëmtuar me qasjen e saj ndaj çështjes së dinarit.

“Nuk mendoj se qeveria ime mund të sinjalizojë më qartë se me mënyrat siç kemi sinjalizuar deri më tani se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me qeverinë e (Albin) Kurtit në këtë kohë.

Ne nuk besojmë se qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të rregullores së Bankës Qendrore.

ADVERTISEMENT

Ne nuk po e bëjmë këtë, siç thashë, për të mbrojtur dinarin, ne po e bëjmë këtë sepse është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë”, tha ai duke nënvizuar se qeveria e Kosovës duhet të veprojë në një mënyrë që është në përputhje me zotimet që ka marrë për të siguruar që të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, duke përfshirë pjesëtarët e komuniteteve pakicë mund të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie.

“Dhe ne besojmë se mënyra se si po zbatohet kjo rregullore nuk e bën këtë sa duhet. Ne besojmë se po dëmton njerëzit e cenueshëm.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ne besojmë se kjo po shkakton shqetësim të vërtetë në një komunitet, që është i panevojshëm.

Pra, ka ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë”, tha ambasadori Hovenier, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë më të përkushtuar se kurrë ndaj popullit të Kosovës, por kjo, shtoi ai, nuk nënkupton që secila qeveri e Kosovës do të fitojë përkrahje për zgjidhjet që bën.

“Nëse ato zgjidhje janë në përputhje me pikëpamjen tonë, do t’i përkrahim, nëse e vërejmë që ato pengojnë objektivat tona, do t’i kritikojmë”, tha zoti Hovenier, duke paralajmëruar se një partneritet i dëmtuar ka pasoja./VOA

Post Views: 326

Poste të ngjashme

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51

  Artisti nga Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke u përzgjedhur si...

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42

  Në një akt human dhe fisnik, dy familje kanë zgjatur dorën e pajtimit dhe vendosin të mbyllin një plagë...

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën video:???? https://www.facebook.com/share/v/1G7fLKjpov/?mibextid=wwXIfr

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

18/07/2025, 18:37

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Prishtinë më saktësisht në lagjen Kalabria. Nga pamjet e siguruara nga...

Lajmi i fundit

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51
Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42
Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16
Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv