https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/

Hovenier rikujton ditën kur ShBA njohën Kosovën: Jemi krenar për demokracinë që e ka arritur populli i Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier ka rikujtuar sot datën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin marrë vendim për ta njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

ADVERTISEMENT

Hovenier ka thënë se pas 15 vjetësh, SHBA është krenare për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe gjithashtu për nivelin e demokracisë që ka arritur populli i Kosovës.

“NëKëtëDitë të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën. 15 vjet më vonë, ne jemi krenarë për mbështetjen tonë dhe të frymëzuar nga demokracia e gjallë dhe e lulëzuar që ka arritur populli i Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit