https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Humb shansi për heqjen e vizave në nëntor, KE tregon për Express arsyet pse u shty ETIAS

Humb shansi për heqjen e vizave në nëntor, KE tregon për Express arsyet pse u shty ETIAS
Institucionet e BE-së më në fund morën vendimin për të zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, por jo pa vendosur një kusht. Atë e lidhën me funksionalizimin e sistemin ETIAS, i cili po të futej në punë sipas planit, kosovarët do të udhëtonin pa viza që në nëntor të këtij viti. Por, kjo tashmë s’mund të ndodhë.

Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme në BE ka shtyrë në heshtje datën e fillimit të ETIAS nga nëntori 2023 në 2024 përmes një përditësimi në faqen e saj të internetit. Asnjë arsye nuk u dha për këtë shtyrje të fundit.

Megjithatë, një përgjigje më të gjerë për këtë vendim e ka dhënë për Gazetën Express, zëdhënësja e Komisionit Europian për Çështjet e Brendshme, Migracionin dhe Sigurinë e Brendshme, Anitta Hipper.

Ajo thotë se po synojnë modernizimin e sistemit të kontrollit të udhëtarëve që hyjnë brenda zonës Schengen për të zvogëluar rreziqet dhe për të pakësuar pritjet nëpër kufij. Prandaj, ajo thotë se u desh shtyrja.

Sidoqoftë, kosovarët zyrtarisht nuk do të mund të përjetojnë liberalizimin në nëntor të 2023-ës. Por, pastaj, vonesat e mëtejme në funksionalizimin e ETIAS nuk do ta përcaktojnë fatin e lirisë së lëvizjes për ta. Sipas marrëveshjes që ishte dakorduar në institucionet e BE-së, udhëtimi pa viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të sistemit ETIAS dhe nëse vonohet funksionimi i këtij sistemi, liberalizimi do të ndodhë jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Në po këtë vit, Hipper thotë se janë pritjet që të lëshohet në funksionim ETIAS.

“Ne presim që sistemi IT-së, që mundëson funksionimin e ETIAS, do të jetë i disponueshëm gjatë vitit 2023. Data aktuale e pritshme që ETIAS të jetë plotësisht funksionale është 2024-ta”, tha ajo.

Pse u vonua ETIAS?

“Ne jemi duke modernizuar sistemin tonë të menaxhimit të kufirit të BE-së. Të sigurohesh që këto sisteme të mund të komunikojë mes vete është thelbësore. Ne jemi duke përmirësuar Sistemin e Informacionit Schengen, i cili do të nisë shumë shpejt”, tha ajo.

Funksionalizimi i ETIAS u shty edhe për shkak të një sistemi tjetër që kontrollon udhëtarët që hyjnë në BE dhe përmes të cilit më s’do të ketë kontroll manual të pasaportave.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ne jemi duke ndërtuar Sistemin e Hyrje/Daljeve – për të mirëpritur miliona vizitorë në Europë. Duke iu thënë ditën e mirë kontrolleve manuale të pasaportave dhe mirëdita për kontrollet elektronike, duke shpejtuar radhët dhe përmirësimin e sigurisë”.

Roli i ETIAS – Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit – është të ndihmojë në identifikimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë në mesin e udhëtarëve pa viza, përpara se të arrijnë kufijtë e BE-së.

Hipper thotë se ETIAS po zhvillohet ngushtë me Sistemin e Hyrjes/Daljes (EES).

Konkretisht, kjo do të thotë që ETIAS mbështetet në të dhënat e siguruara nga EES për identifikimin e rreziqeve (të tilla si siguria, migrimi i parregullt ose rreziqet e larta të epidemisë).

“Suksesi i këtyre sistemeve varet sa janë në gjendje të komunikojnë mes vete. Ja pse është jetike që ne t’i bëjmë të ndërveprueshëm sa më shpejt që mundemi”.

Afati kohor i rishikuar për hyrjen në funksion të Sistemit të Hyrje/Daljes është i lidhur me disa faktorë, të cilat përfshijnë vonesat në zhvillimin e sistemit në nivelin qendror nga kontraktori, por edhe në vendet anëtare kur bëhet fjalë për vonesat në përgatitjen e pajisjeve të nevojshme për të përdorur EES në pikat kufitare.

“eu-LISA, e cila administron kontratën, tashmë ka aktivizuar dënimet përkatëse dhe Komisioni është takuar vazhdimisht me konsorciumet për të adresuar shqetësimet”, thotë Hipper.

Ajo shtoi se hyrja në funksion e ETIAS mund të bëhet vetëm 5 deri në 6 muaj pas hyrjes në funksion të Sistemit të Hyrje/Daljeve.

“Afati kohor për hyrjen e plotë në funksionimin e EES do të rishikohet në përputhje me rrethanat dhe do të diskutohet në bordin menaxhues të eu-LISA dhe më pas në Këshillin e Çështjeve të Brendshme dhe Drejtësisë në qershor”.

Hipper tha se data e saktë se kur ETIAS do të nisë punën do të komunikohet sapo të jetë në dispozicion.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ajo shton se Komisioni do të vazhdojë të punojë shumë ngushtë me shtetet anëtare dhe eu-LISA për të minimizuar ndikimin e vonesave.

ADVERTISEMENT

“Zbatimi i EES është gjithashtu në rendin e ditës dhe do të diskutohet në Këshillin e ardhshëm për Schengen më 9 mars”, përfundon Hipper.

Marrëveshja për vizat e Kosovës, për të cilën u dakorduan Parlamenti Europian, Këshilli dhe Presidenca e BE-së, tashmë do të shkojë për t’u votuar në Parlamentin Europian.

Në një përgjigje më herët, Parlamenti Europian pati thënë se për dosjen e Kosovës do të votojë në në seancën e dytë plenare të marsit ose të parën e prillit. Në faqen zyrtare të PE-së, seanca e dytë plenare planifikohet të mbahet më 29 dhe 30 mars, ndërsa ajo e prillit do të mbahet më 17 deri më 20.

Pas ta kryejë obligimin e tij PE, hapi i radhës për liberalizimin e vizave është vota e ambasadorëve të BE-së që votojnë me shumicë të thjeshtë për këtë çështje. Pas kësaj, Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave. Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian. Më pas, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar./Express/

Poste të ngjashme

Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

17/01/2026, 14:43

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

17/01/2026, 14:07

Një aksident i rëndë para dy ditësh ka ndodhur në Slloveni, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar nga Kosova. Bëhet...

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026, 17:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike...

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

16/01/2026, 17:17

  Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve. Ministrja në...

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm

16/01/2026, 17:06

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me njoftim për hetimin dhe verifikimin e pretendimeve për keqtrajtim nga zyrtarët policorë në...

Lajmi i fundit

Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

17/01/2026, 14:43
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

17/01/2026, 14:07
KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026, 17:23
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

16/01/2026, 17:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv