https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hykmete Bajrami: Absurde kjo që po ndodhë me çmimet e naftës, ja zgjidhja e momentit

Hykmete Bajrami: Absurde kjo që po ndodhë me çmimet e naftës, ja zgjidhja e momentit
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka thënë se është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës.

Bajrami ka thënë se në momentin që u raportua për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, çmimet në Kosovë u rritën menjëherë, por kur situata dje u qetësua dhe çmimet ranë në bursë, tek ne mbetën të njëjtat.

“Pra, për t’u rritur çmimi mjafton një lajm por për t’u ulur, duhet ‘kohë’. Kjo nuk është logjikë tregu, ky është abuzim ndaj qytetarëve. E vërteta është që kjo situatë po tolerohet nga Qeveria, e cila në vend që të mbrojë qytetarët, po e shfrytëzon krizën për të mbushur buxhetin”, ka thënë Bajrami.

“Kemi thënë vazhdimisht: kjo nuk zgjidhet me marzha e çmime tavan që nuk kontrollohen dot. Problemi është shumë më i thellë: mungesë vullneti për të ulur taksat, mungesë menaxhimi dhe mungesë analizë të të dhënave. Sot, nuk ka as të dhëna bazike: Sa naftë ka në tregun vendor kur rriten çmimet? Me çfarë çmimi është importuar dhe a po shitet më shtrenjtë? Nëse çmimi lëviz në bursë, Qeveria duhet të dijë saktësisht: sa është stoku i naftës dhe me çfarë çmimi është blerë. Ky informacion ekziston në Doganë, por nuk përdoret. Kjo do të thotë se vendimet nuk bazohen në të dhëna, por në reagime të vonuara dhe selektive. Ndërkohë që Qeveria vendosë marzhat dhe garanton fitimin për tregtarë, refuzon të ulë TVSH-në dhe akcizën, dy komponentët kryesorë të çmimit.Sa më i lartë çmimi, aq më shumë para mbledh shteti. Sot, për çdo litër naftë, buxheti merr 13–15 cent më shumë taksa sesa para krizës. Ky është ‘fitimi’ i Qeverisë nga kriza”, ka thënë Bajrami.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërsa ka thënë se masat janë të mundshme, por mungon vullneti.

Masat janë të mundshme:

– Raportim ditor për stokun dhe çmimin e importit,

– Reflektim real i çmimeve në kohë, jo abuzim me stokun e vjetër,

– Ulje e TVSH-së dhe akcizës,

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Nafta është burim inflacioni. Nëse nuk e stabilizon çmimin e saj mënhëherë, çdo ndihmë pas inflacionit vetëm e ushqen këtë të fundit.

Po një gjë duhet të dihet qartë se problemi nuk është mungesa e mjeteve për reagim, problemi është mungesa e vullnetit.

Poste të ngjashme

Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

09/04/2026, 15:24

Kosova sot shënon Ditën e Kushtetutës, një nga dokumentet themelore të shtetit, që sipas hartuesve të saj dhe njohësve të...

Largohet nga Klinika e Psikiatrisë dhe sulmon familjarët, arrestohet burri në Podujevë

Drejtori i Psikiatrisë nën hetim për keqpërdorim detyre: Dyshohet se punoi në klinikë private gjatë kujdestarisë në QKUK

09/04/2026, 15:19

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, po përballet me akuza të rënda për keqpërdorim të detyrës zyrtare,...

Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm: Ja çfarë përfiton qytetari dhe si do të bëhen pagesat

Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm: Ja çfarë përfiton qytetari dhe si do të bëhen pagesat

09/04/2026, 15:04

Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor pritet të sjellë ndryshime të mëdha në sistemin shëndetësor në Kosovë, ku...

Egzon Azemi: Asnjë parti politike nuk ka më shumë veteranë të UÇK’së sesa Lëvizja Vetëvendosje

Egzon Azemi: Asnjë parti politike nuk ka më shumë veteranë të UÇK’së sesa Lëvizja Vetëvendosje

09/04/2026, 14:58

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka pretenduar se asnjë nga grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës nuk ka më...

Hoti ngushëllon familjarët e viktimave në Serbi

Hoti për Ditën e Kushtetutës: Ironike, ata që betohen ta mbrojnë, janë të parët që po e shkelin

09/04/2026, 14:53

Sot shënohet Dita e Kushtetutës së Kosovës, dokumentit që garanton liritë, të drejtat dhe rendin demokratik të shtetit tonë. Deputeti...

Lajmi i fundit

Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

09/04/2026, 15:24
Largohet nga Klinika e Psikiatrisë dhe sulmon familjarët, arrestohet burri në Podujevë

Drejtori i Psikiatrisë nën hetim për keqpërdorim detyre: Dyshohet se punoi në klinikë private gjatë kujdestarisë në QKUK

09/04/2026, 15:19
Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm: Ja çfarë përfiton qytetari dhe si do të bëhen pagesat

Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm: Ja çfarë përfiton qytetari dhe si do të bëhen pagesat

09/04/2026, 15:04
Egzon Azemi: Asnjë parti politike nuk ka më shumë veteranë të UÇK’së sesa Lëvizja Vetëvendosje

Egzon Azemi: Asnjë parti politike nuk ka më shumë veteranë të UÇK’së sesa Lëvizja Vetëvendosje

09/04/2026, 14:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv