https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hykmete Bajrami i reagon Muratit: Po tallesh me qytetarët, nxjerr të pavërteta sa herë flet për ekonominë

Hykmete Bajrami i reagon Muratit: Po tallesh me qytetarët, nxjerr të pavërteta sa herë flet për ekonominë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili gjatë ditës ka thënë se të hyrat buxhetor kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro.

I njëjti, si arritje ka përmendur edhe pagesën e 840 milionë eurove për paga në sektorin publik.

Bajrami ia ka kujtuar Ministrit Murati se edhe nëse investimet kapitale në vitin 2024 arrijnë në 600 milionë euro, prapëseprapë janë më të vogla se ato të vitit 2018, sepse kemi pasur 22% inflacion.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Deputetja e LDK-së ka thënë se sa herë dikush flet për ekonominë e vendit tonë duke përjashtuar nga ekuacioni inflacionin, po thotë të pavërteta.

“E para: Në katër vitet e fundit ka pasur ngritje të çmimeve mesatarisht për 22%, ndërsa shporta e konsumit, për të cilën familjet shpenzojnë rreth 60% të të hyrave të tyre, është rritur me mbi 50%. Ky, pra, inflacioni është kontribuesi kryesor i rritjes së të hyrave buxhetore. E dyta: Le të supozojmë se i arrini 600 milionë investimet kapitale në vitin 2024, por kur këto i indeksojmë për normën e inflacionit, që është 22% në kumulativ për katër vite, vlera reale e 600 milionëve është vetëm 468 milionë euro. Kjo do të thotë se investimet kapitale të vitit 2024, në terma realë, janë më të ulëta se ato në vitin 2018, që kanë qenë 530 milionë euro. E treta: Deri më 1 dhjetor, sipas serive kohore, investimet kapitale janë 444 milionë euro, pra mesatarisht 40 milionë euro për muaj. Për të arritur 600 milionë, duhet që në dhjetor të shpenzohen hiç më pak se 156 milionë euro. Si e shpjegoni ritmin e punëve në dhjetor që qenka rritur për tri herë e gjysmë në krahasim me muajt e mëparshëm Apo, meqë është kohë fushate, do të shkoni me avanse”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami.

Post Views: 260

Poste të ngjashme

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet si dhunim

13/07/2025, 8:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë që ishte raportuar e zhdukur është gjetur në një banesë me dy...

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

12/07/2025, 21:15

Rastet kur qytetarët blejnë produkte pa afat e të prishura në marketet tona po bëhen gjithnjë e më të shpeshta....

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant

12/07/2025, 19:39

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë...

Dy të plagosurit në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare

Policia jep detaje: Foshnja 9-muajshe që vdiq në QKUK, u ngufat nga lidhësja e djepit

12/07/2025, 13:26

Policia ka njoftuar se foshnja 9-muajshe që vdiq në spital dy javë pasi ishte dërguar për trajtim, është ngufatur nga...

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

12/07/2025, 8:13

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë. Rasti ka...

Lajmi i fundit

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet si dhunim

13/07/2025, 8:33
Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

Qytetari bleu kos në Viva Fresh, i del i mykur (Foto)

12/07/2025, 21:15
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant

12/07/2025, 19:39
Dy të plagosurit në veri janë të nacionalitetit serb dhe të moshës 27-vjeçare

Policia jep detaje: Foshnja 9-muajshe që vdiq në QKUK, u ngufat nga lidhësja e djepit

12/07/2025, 13:26
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv