Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar sot se ka përfunduar vendosja e shtresës së asfaltit në urën në Badovc.
Durmishi bëri të ditur se janë duke u vendosur sinjalizimet vertikale, ndërsa pas përfundimit të sinjalizimit horizontal, dhe ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve.
“Kjo është një tjetër arritje në përmirësimin e infrastrukturës sonë, duke siguruar kushte më të mira dhe më të sigurta për qytetarët”, tha ai.
Hapja e kësaj ure pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të shërbejë si një nyjë e rëndësishme për lëvizjen e automjeteve në rrugën Prishtinë-Gjilan.