Kryetari LDK-së ne Podujevë, Ekrem Hyseni ka bërë homazhe pran varrit te veprimtarit Agim Kikaj
Postiimi i tij i plotë:
Së bashku me familjen Kikaj dhe bashkëpunëtorë bëmë nderime pranë varrit të veprimtarit të jashtëzakonshëm të LDK-së, Agim Kikaj, në shtatë vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.
18 maji i vitit 2017 tronditi secilin nga ne për ikjen e shpejtë të njeriut shembull të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Kikaj.
Në kohët kritike barti përgjegjësi të jashtëzakonshme, përherë duke vënë veten në shërbim të vendit.
Ishte promotor i organizimit dhe funksionimit të LDK-së, në të gjitha pozitat që iu besuan.
Agim Kikaj mbetet shembull se si kontribuohet për vendin.
Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta kujtoj përherë Njeriun e saj besnik, veprimtarin e saj te veçantë, Agim Kikaj.