Në dy takime të mbajtura dje me kryetarët e nëndegëve të LDK-së, u diskutua për gjendjen jo të kënaqshme në komunën e Podujevës, përfshirë ngecjet e mëdha dhe dështimet, si dhe dyshimet e shumta për korrupsion në nivel lokal dhe nacional.
Kryetari theksoi se LDK-ja dhe programi “Rruga e Re” janë alternativa e vetme për ndryshim dhe zhvillim. Në këto takime u diskutuan edhe parapërgatitjet dhe organizimi në terren, ku u rikonfirmua gatishmëria dhe angazhimi i plotë i secilit anëtar për të kontribuar pandalshëm drejt fitores së LDK-së në Podujevë.
Ky vullnet dhe kjo punë e madhe pritet të kulmojnë me një fitore të madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.