https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Hyseni: LDK-ja po rrëshqet drejt një partie komuniste, Abdixhiku s`mund të më largojë nga partia

Hyseni: LDK-ja po rrëshqet drejt një partie komuniste, Abdixhiku s`mund të më largojë nga partia

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj udhëheqësisë së LDK-së.

Ai ka thënë se reagimi i fundit i LDK-së ndaj deklaratave të tij për presidenten Osmani nuk ishte demokratik.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Hyseni ka thënë se ai reagim kishte shumë komunizëm.

Hyseni ka mohuar se e ka krahasuar presidenten Vjosa Osmani me ish-diktatorin serb, Sllobodan Millosheviq.

“Një pjesë e njerëzve, e kam përshtypjen, kanë reaguar pa dëgjuar çfarë kam thënë. Unë asnjëherë nuk e kam krahasuar zonjën presidente me Millosheviqin, sepse edhe po të donte, kjo nuk mund të bëhet si Millosheviqi. Unë e kam vënë në fokus të diskursit tim politik fenomenin e krijimit të armiqve pa nevojë”- ka deklaruar ai.

Sipas tij, udhëheqësve të Kosovës nuk u takon që të shpikin armiq.

ADVERTISEMENT

“Millosheviqi, gjatë viteve të nëntëdhjeta, organizoheshin të ashtuquajturat mitingje të së vërtetës, duke ia mbushur mendjen popullit serb qysh krejt bota janë armiq të Serbisë. Madje edhe Vatikani. Dhe e dimë ku ka përfunduar Millosheviqi. Dhe kam thënë se nuk është e vërtetë që Kosova ka armiq në Bruksel, nuk është e vërtetë që Borrelli është armik i Kosovës”- ka thënë ai.

Hyseni ka deklaruar se reagimi i LDK-së ndaj deklaratave të tij për presidenten ishte i llojit komunist.

“Ajo që më bëri përshtypje dhe pak më shqetësoi, është rrëshqitja e LDK-së dhe e Lumir Abdixhikut kah një parti komuniste, e cila bën distancime e diferencime”- ka thënë ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai është shprehur i habitur me reagimin e partisë së tij.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kaherë nuk kam parë një tekst më të shkurtër, që përmban shumë komunizëm ekstrem. Distancim, ftesë medieve që pse po merreni me Skënder Hysenin, përpjekja për t’ia mbyllur gojën dikujt, domethënë për ta ngulfatur lirinë e fjalës në një vend demokratik. Dhe krejt në fund, distancimi”- ka thënë Hyseni.

Më tej, ai ka treguar se në cilën kohë është vepruar në këtë mënyrë.

Post Views: 400

Poste të ngjashme

Javë e nxehtë na pret, temperaturat deri në 30 gradë

Podujeve: Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale

01/07/2025, 11:55

Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale Mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është arrestuar një person i...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy policë dërgohen në mbajtje për 48 orë

21/06/2025, 19:18

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Peja, nënkoloneli Nexhat Gutiq dhe kapiteni Togeri Tunë Preka, janë dërguar në mbajtje...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike: Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje në QKUK – u gjet e varur me kabllo elektrike në oborrin e objektit

22/05/2025, 19:22

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në mëngjes në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku...

Hajnat ia vjedhin veturën 48-vjeçarit nga oborri i shtëpisë në Klinë, kërkon ndihmën e Policisë

Thyhet vetura – vidhen para, dokumente dhe sende personale

15/05/2025, 21:07

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet, ku persona të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”- Kjo është 32 vjeçarja që mbeti e vdekur

14/05/2025, 16:14

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

“U alivanos në tokë”, Vdes një burrë në vendin e punës

11/07/2025, 9:23
Ekrem Hyseni: Gjuha përqarëse e VV-së dëmton shoqërinë, faturën do ta marrin në zgjedhje

Ekrem Hyseni: Në këto çaste të rënda të dhembjes së madhe jemi bashkërisht me familjen Hasani

10/07/2025, 18:39
Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

10/07/2025, 17:47
Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

10/07/2025, 17:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv