Sot, në 36 vjetorin e rënies kujtojmë e nderojmë, heroin e Kosovës, Ali Ajeti.
30 maji i vitit i vitit 1989, ishte një moment tragjik, jashtëzakonisht i rëndë që tronditi Llapin dhe Kosovën.
Vizioni dhe synimi i Ali Ajetit, për liri e pavarësi sikur edhe kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm.
Falë një largpamësie të tillë, por edhe një sakrifice jashtëzakonisht të madhe nga bijtë dhe bijat më të mira të këtij vendi, të cilët nuk kursyen asgjë, u arrit synimi e qëllimi: Kosova e lirë, e pavarur dhe demokratike.
Kujtimi e nderimi për Ali Ajetin do të jetë i përhershëm!
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!