Policia ka njoftuar se një fëmijë 10-vjeçar është lënduar si pasojë e shkrepjes aksidentale të një arme zjarri dje në Podujevë.
I mitur ka marrë një armë të tipit AK-47 dhe, gjatë manipulimit me të, ka shkrepur një fishek. Predha ka goditur vëllanë e tij 10-vjeçar.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marrë armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllanë e tij fëmijë 10 vjeçar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”.







