Personi që mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme (03.01.2025) në Lagjen Arbëria të kryqytetit është në rrezik për jetë.
Kështu ka treguar përmes telefonit, mjeku kujdestar në Emergjencë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Adem Jaha, i cili e ka pranuar të plagosurin.
Sipas Jahajt, viktima është plagosur në gjoks dhe është duke u operuar.
Është hy në sallë operative, gjendja është d.m.th rrezik për jetë, d.m.th gjendja shumë e rëndë është. Veç sa e futëm në sallë operative për intervenim kirurgjik”- ka thënë Jaha, më 03.01.2025.
KALLXO.com mëson nga burime brenda Policisë se i plagosuri është një person me inicialet F. J.
Siç mëson KALLXO.com, dyshohet se një person ka gjuajtur me armë zjarri e më pas është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve brenda Policisë i dyshuari për këtë rast të plagosjes është një person me inicialet SH. H.//Kallxo.com