https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

I zhveshur në rrugë dhe me armë të gjatë – i dyshuari në Istog rezulton me probleme mendore, i konfiskohet kallashnikovi

I zhveshur në rrugë dhe me armë të gjatë – i dyshuari në Istog rezulton me probleme mendore, i konfiskohet kallashnikovi

Një ngjarje e pazakontë është raportuar të dielën në mëngjes në qytetin e Istogut, ku një person është parë i zhveshur duke ndalur automjetet në rrugë, ndërsa dyshohet se paraprakisht kishte pasur me vete një armë automatike.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 22 qershor 2025, rreth orës 09:00, në rrugën “Hysen Bujupi” qytetarët kanë alarmuar Policinë për një person të zhveshur që po sillte shqetësim në komunikacion. Njësia patrulluese ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin në fjalë, i cili është identifikuar si L.Z., 25 vjeçar, banues në Istog.

Në stacionin policor është vërejtur se i dyshuari fliste në mënyrë të çrregullt dhe me halucinacione, ndaj është ftuar mjeku kujdestar nga QMF për t’i administruar qetësues për shkak të gjendjes agresive.

Pas kontaktit me familjarët dhe deklarimeve të dëshmitarëve, është bërë e ditur se L.Z kishte dalë nga shtëpia me një armë AK-47. Hetuesit kanë bastisur vendin ku ai kishte qëndruar natën e kaluar dhe kanë gjetur armën automatike, e cila është konfiskuar.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Me vendim të Prokurores Kujdestare, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa i njëjti është dërguar për trajtim në Klinikën Psikiatrike në Spitalin Rajonal të Pejës.

ADVERTISEMENT

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe është nën hetim.

Poste të ngjashme

Shteti “fërkon duart”, plot ditë pushimi për fundvit, ja kalendari

Shtyhet afati i lëshimit të faturave dhe afati i pagesës së këstit të parë të tatimit në pronë

30/01/2026, 19:41

  Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë vendim që afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë...

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51

Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje në një shkollë të mesme në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 30.01.2026, do të kryhen punime...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth...

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

Numërohen mbi 94% e kutive, sot pritet të mbyllet procesi

30/01/2026, 8:05

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ...

Lajmi i fundit

Shteti “fërkon duart”, plot ditë pushimi për fundvit, ja kalendari

Shtyhet afati i lëshimit të faturave dhe afati i pagesës së këstit të parë të tatimit në pronë

30/01/2026, 19:41
Dy profesorë rrihen brenda shkollës

Dy profesorë rrihen brenda shkollës

30/01/2026, 9:51
Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Këto vende në Podujevë do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në sistemin energjetik

30/01/2026, 8:55
Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

30/01/2026, 8:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv