https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ibrahimi: E padrejtë rroga e zv/ministrit me një kryetar komune, mund të ankohemi te Avokati i Popullit!

Ibrahimi: E padrejtë rroga e zv/ministrit me një kryetar komune, mund të ankohemi te Avokati i Popullit!

Ligji i pagave ka sjellë pakënaqësi në shumë sektorë të ndryshëm në vend. Rreth kësaj çështjeje, Sazan Ibrahimi, Kryetar i Asociacionit të Komunave, për IndeksOnline ka treguar problemet dhe pakënaqësitë që ky ligj ka sjell.

Sipas tij, Ligji i ri i Pagave është vlerësuar si degradues, dhe se kërkesa e asociacionit është që te ndryshohet sa më shpejtë. Ai ka krahasuar pagën e kryetarëve të komunave dhe zëvendës ministrave, ku sipas tij, është e pakuptimtë që këta të fundit të kenë pagë më të lartë ose të barabartë me kryetarët e komunave duke marrë parasysh kompetencat.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Patjetër që ka pas pa kënaqësi nga komunat, në përgjithësi është vlerësuar degraduese nivelizimi i pagave të kryetarëve të komunave me zëvendës ministrat, kjo ka qenë edhe kërkesa e asociacionit që sa më shpejtë të ndryshohet, nuk ka kurrfarë kuptimi që kryetari i komunës të ketë pagë të barabartë ose më të ulët se  një zëvendës ministër duke marr parasysh çfarë kompetenca kanë kryetarët e komunave dhe çfarë kompetenca kanë zv.ministrat. Kryetarët janë të zgjedhurit e popullit kurse zv.ministrat janë të emëruar.

Nëse marrim parasysh kompetencat në bazë të legjislacionit, kjo është sinqerisht e pakuptimit”, tha Ibrahimi.

Më tutje, Ibrahimi tregoj se probleme të shumta ka shkaktuar në sektorin e administratës së komunave, tek zyrtarët financiar, tek zyrtarët e prokurorimit dhe zyrtarët për teknologji informative.

“Probleme tjera ka shkaktuar edhe në sektorin e administratës së përgjithshme në komunë, ku kemi kërkesa apo vërejtje, nga zyrtarët në kuadër të drejtorive të administratës komunale’’

‘’Pastaj kemi vërejtje të madhe nga zyrtarëve kryesor financiar, ku pagat e tyre nuk janë meritore pasi kanë obligime të shumta ligjore. Po pothuajse secili dokument financiar kalon nëpër duart e zyrtarëve financiar’’

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

‘’Gjithashtu kemi ankesa nga zyrtarët komunal të prokurorimit, nga zyrtarët për teknologji informative. Zyrtarët kryesor të cilët merren me aspektin e prokurorimit, financave, transparencës komunale, etj , janë të prekura nga ligjin i pagave, ku përmes asociacionit të komunave kanë shprehur pakënaqësi jashtëzakonisht të mëdhaja’’, tha ai.

ADVERTISEMENT

Ai bëri të ditur se pakënaqësitë janë të mëdhaja, por që problemet nuk janë adresuar ende pasi që sipas tij nuk është kërkuar adresimi i tyre.

“Nga ne ende nuk është kërku që ta adresojmë këtë çështje tek avokati i popullit, nëse kërkohet ne do ta adresojmë. Ne jemi duke i mbledh pakënaqësitë dhe që tani po shihet që pakënaqësitë janë të mëdhaja në shumë sektorë. Nëse vazhdohet me një trend të tillë, ne po mendojmë që këta zyrtarë që kanë kapacitet të jashtëzakonshme dhe që është investu në ta ndoshta më nuk qëndrojnë në komuna, këto paga nuk do të mundemi të gjejmë kapacitete të reja. Këto janë ato problemet që i kemi në fazën e identifikimit pastaj të adresimit’’ deklaroj Kryetari i Asociacionit të Komunave për IndeksOnline. /IndeksOnline/

Poste të ngjashme

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Lajmi i fundit

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20
Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv