https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Identifikohet gruaja që u gjet pa shenja jete në Prishtinë – Mjekët konstatuan shenja dhune, dyshohet për vdekje të dyshimtë

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

 

Identifikohet gruaja që u gjet pa shenja jete në Prishtinë – Mjekët konstatuan shenja dhune, dyshohet për vdekje të dyshimtë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së hënës në kryeqytet, ku një grua u gjet pa ndjenja në një nga rrugët e qendrës së Prishtinës dhe më pas ndërroi jetë në QKUK.

Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Diana Quni, 27 vjeçare nga Gjakova, e cila jetonte e vetme në një banesë afër vendit ku u gjet trupi i saj.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 01:30 të datës 16 qershor 2025, punonjësi i sigurimit A.Sh., 50 vjeçar, gjatë ndërrimit të tij kishte vërejtur një person të shtrirë në tokë në rrugën “Ferid Curri”. Ai kishte njoftuar menjëherë patrullën policore më të afërt.

Policia kishte thirrur emergjencën, e cila pas mbërritjes në vendngjarje kishte konstatuar se gruaja kishte shenja jete, por gjatë trajtimit në QKUK mjekët kishin vërejtur edhe shenja të dhunës fizike. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, rreth një orë më vonë ajo ndërroi jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor, Njësia Rajonale e Hetimeve, Forenzika Rajonale dhe Prokurori Kujdestar për Krime të Rënda, me ç’rast është inicuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë hetimeve, policia ka arritur të identifikojë viktimën si Diana Quni nga Gjakova, dhe më pas ka lokalizuar banesën ku ajo kishte jetuar, vetëm disa metra larg vendit ku u gjet pa ndjenja. Banesa është hapur në prani të prokurorit të shtetit dhe është ekzaminuar nga krim-teknika, ku janë gjetur dokumentet identifikuese të viktimës, por nuk është hasur ndonjë send i dyshimtë që lidhet me rastin.

Obduksioni tashmë është përfunduar në IML dhe familjarët e viktimës janë njoftuar për ngjarjen tragjike.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të vdekjes së saj po vazhdojnë.

Sinjali do të qëndrojë pranë këtij rasti dhe do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja./Sinjali

Poste të ngjashme

Aksion i suksesshëm i Policisë, kapet mariuhanë e heroinë në vlerë 80 mijë euro

Aksion i suksesshëm i Policisë, kapet mariuhanë e heroinë në vlerë 80 mijë euro

31/01/2026, 9:46

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimet për trafikim me lëndë narkotike. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i...

Sot mblidhet Kuvendi i LDK-së, Kryetar i ri apo vazhdim me Abdixhikun

Sot mblidhet Kuvendi i LDK-së, Kryetar i ri apo vazhdim me Abdixhikun

31/01/2026, 9:35

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë Kuvendin e punës, në të cilin pritet që kryetari...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident i rëndë në Podujevë: Vetura godet vajzën 7-vjeçare, dërgohet në QKUK

31/01/2026, 9:15

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e 30 janarit 2026 në fshatin Surkish të Podujevës, ku një veturë ka...

Pamje: Momenti kur qytetarët e nxjerrin nga vetura shoferin që mbeti i ngujuar pas shenbjes së murit në Han të Elezit

Pamje: Momenti kur qytetarët e nxjerrin nga vetura shoferin që mbeti i ngujuar pas shenbjes së murit në Han të Elezit

31/01/2026, 9:09

Shoferi që mbeti i ngujur në veturën mbi të cilen u shemb muri në Han të Elezit, ka arritur të...

Ky është banori i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova

Ky është banori i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova

31/01/2026, 8:59

Nga tre banorët e nominuar për këtë javë, Kushtrimi, Labinoti dhe Aurora e Suanita si një banore e vetme, njëri...

Lajmi i fundit

Aksion i suksesshëm i Policisë, kapet mariuhanë e heroinë në vlerë 80 mijë euro

Aksion i suksesshëm i Policisë, kapet mariuhanë e heroinë në vlerë 80 mijë euro

31/01/2026, 9:46
Sot mblidhet Kuvendi i LDK-së, Kryetar i ri apo vazhdim me Abdixhikun

Sot mblidhet Kuvendi i LDK-së, Kryetar i ri apo vazhdim me Abdixhikun

31/01/2026, 9:35
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident i rëndë në Podujevë: Vetura godet vajzën 7-vjeçare, dërgohet në QKUK

31/01/2026, 9:15
Pamje: Momenti kur qytetarët e nxjerrin nga vetura shoferin që mbeti i ngujuar pas shenbjes së murit në Han të Elezit

Pamje: Momenti kur qytetarët e nxjerrin nga vetura shoferin që mbeti i ngujuar pas shenbjes së murit në Han të Elezit

31/01/2026, 9:09
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv