https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ikja e Kurtit nga skandali milionësh

Kurti: Me t’u zbardhur drita u pa se çfarëdo grupi terrorist nuk ka kurrfarë shanse me Policinë e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Fillimisht ishte arsyetuar se do të shkonte në një koncert në Sallën e Kuqe dhe të martën e ka shmangur pyetjen se “në Dragash e Malishevë duhet me shku”.

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar ikjen nga Prokuroria Speciale.

Prokuroria Speciale e kishte ftuar kryeministrin Albin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, por që prej 16 dhjetorit kur i ishte bërë ftesa, ai ka refuzuar të shkojë.

Ani pse Prokuroria Speciale nuk ka treguar se për cilin rast bëhet fjalë, në ftesë ishte cekur numri i lëndës PPS/62/2023 që lidhet me lëndën e arrestimit të Irfan Lipovicës dhe Hafiz Garës.

Të dy janë në mesin e të dyshuarve për skandalin e madh me rezervat shtetërore.

Kurti u bë i gjallë të hënën e kaluar dhe refuzoi të fliste teksa, pastaj dha një arsyetim skandaloz: “Se do të shkonte në një koncert në Sallën e Kuqe”.

Ai bëri edhe një tjetër veprim të pazakontë: Ftoi prokurorët e rastit që t’i shkonin në zyrën e tij.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Njohësit e çështjeve juridike kanë deklaruar se kjo ishte tallje e Kurtit me Prokurorinë Speciale dhe sistemin e drejtësisë.

Por për skandalin nga i cili është duke ikur kryeministri Kurti kishim raportuar në muajin tetor.

Një hulumtim i Paparacit dëshmonte përfshirjen direkte të ministres Rozeta Hajdari në aferën e Rezervës Shtetërore përmes komunikimeve me e-maile. Në të njëjtin proces, është implikuar edhe kryeministri Kurti.

Kurti i ka nënshkruar dy vendime të dyshimta brenda pak ditëve në shkurt të vitit 2022, për Rezervën Shtetërore.

Vendimi i parë, i nxjerrë në një mbledhje të qeverisë më 23 shkurt 2022, parashihte alokimin e 10 milionë eurove nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për rritjen e Rezervave Shtetërore.

Mjetet do të vendoseshin në dispozicion të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të udhëhequr nga Rozeta Hajdari.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Dy ditë më vonë, në 25 shkurt të vitit 2022, MINT-i do t’ia parashtronte një kërkesë absurde kryeministrit Kurti: vendimi për furnizim i Rezervave Shtetërore të përjashtonte prokurimin publik. Rrjedhimisht, të shkelej Ligji për Prokurimin Publik.

Kësaj kërkese, Kurti i ishte përgjigjur me “PO”. Ky ishte vendimi i dytë.

Lëndën e kontratës e kishte klasifikuar si sekret shtetëror.

Me klasifikimin si sekret shtetëror të lëndës së kontratës duke u thirrur në Ligjin për Rezervat Shtetërore të Mallrave dhe Rregulloren për Qëllime të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Kurti dyshohet se i keqpërdori dispozitat ligjore për një lëndë që nuk mund të klasifikohej si sekrete.

Ky vendim i hapi rrugë fillimit të negociatave për blerjen e mallit, në të cilat ministrja Rozeta Hajdari implikohet tërësisht në skandal.

Nga 10 milionë euro të dedikuara për blerjen e grurit, vajit e sheqerit, nuk kanë ardhur shumica prej mallrave.

Përpos grurit, sasia e të cilit ka ardhur në shumicë, por mungojnë 52 tonë, vaji dhe sheqeri nuk ka ardhur kurrë./Paparaci.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv