https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

IKSHPK: Këshilla për parandalimin e virusit HMPV dhe simptomat që duhet të kujdeseni

IKSHPK: Këshilla për parandalimin e virusit HMPV dhe simptomat që duhet të kujdeseni
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kinë ka shpërthyer një virus i ri, ai i human MetaPneumovirusin, apo shkurt hMPV.

Ndonëse autoritetet më të larta botërore të shëndetësisë nuk e kanë cilësuar situatën lidhur me këtë virus si një emergjencë globale shëndetësore, autoritetet shëndetësore kudo kanë forcuar sistemet e monitorimit të sëmundjeve ngjitëse dhe kanë rritur kujdesin.

E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Zyrën e OBSH-së në Kosovë ka ndarë për qytetarët disa nga informacionet bazike lidhur me metapneumovirusin me qëllim që publiku të jenë të informuar dhe të rris masat e kujdesit parandalues.

A ka epidemi të re në Kinë?

-Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikon raporte javore mbi monitorimin e sëmundjeve të ngjashme me gripin. Raportohet se, siç pritet për këtë periudhë të vitit (dimri në hemisferën veriore), ka rritje mujore të infeksioneve akute respiratore, përfshirë gripin sezonal, virusin respirator sincicial (RSV) dhe metapneumovirusin njerëzor. Niveli i raportuar i aktivitetit të gripit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është më i ulët.

Çka është metapneumovirusi njerëzor?

-Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është virus i zakonshëm respirator. Ai është zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarët holandezë. Dihet se shkakton sëmundje të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes. hMPV ndjek model sezonal vjetor si gripi dhe RSV, dhe zakonisht arrin kulmin në dimër ose në fillim të pranverës.

Si përhapet hMPV?

-hMPV ka më shumë gjasa të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes:

ADVERTISEMENT

Pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes;Kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve;Prekja e objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Cilat janë simptomat?

-Simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë. Shumica e rasteve të hMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të dobësuar dhe të moshuarit.

Kush është në rrezik nga hMPV?

-Rastet e rënda mund të rezultojnë me bronkit ose pneumoni veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar. Personat me kushte paraprake të mushkërive, si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose emfizema janë në rrezik më të shtuar për pasoja më të rënda.

Si të parandaloni përhapjen e hMPV?

-Për të parandaluar përhapjen dhe për të reduktuar rreziqet e shkaktuara nga patogjenët respiratorë, duhet të ndiqen masa të thjeshta. Këto masa përfshijnë: qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer, praktikimin e larjes së rregullt të duarve, shmangien e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara dhe marrjen e vaksinave të rekomanduara kundër gripit sezonal, sipas këshillave të mjekut dhe autoriteteve lokale të shëndetit publik.

A ka trajtim/vaksinë kundër hMPV?

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

-Aktualisht, nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për hMPV dhe kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik dhe virusi zakonisht kalon vetë. Për të lehtësuar simptomat dhe nëse këshillohet nga profesionisti i kujdesit shëndetësor, pacientët mund të përdorin barëra pa recetë për të kontrolluar dhimbjen dhe ethet. Për pacientët me fishkëllimë dhe kollë më të rëndë, mjekët mund të përshkruajnë inhalator të përkohshëm.

Metapneumovirusi njerëzor (hMPV)

Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është një virus i zakonshëm respirator. Simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë.Rastet e rënda mund të rezultojnë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të kompromentuar.

Personat me kushte paraprake të mushkërive, si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose emfizema, janë në rrezik më të shtuar për pasoja më të rënda.Virusi përhapet kryesisht përmes pikave ose aerosoleve nga kollitja ose teshtitja, kontakti i drejtpërdrejtë me individin e infektuar, ose ekspozimi ndaj sipërfaqeve të kontaminuara.Shumica e rasteve të hMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm.

Patogjenët respiratorë, duke përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, duke përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të kompromentuar dhe të moshuarit.Për të parandaluar përhapjen dhe për të reduktuar rreziqet e shkaktuara nga patogjenët respiratorë, masat e thjeshta mund të parandalojnë përhapjen dhe të reduktojnë rreziqet, veçanërisht për personat më të ndjeshëm.

Këto përfshijnë qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer, praktikimin e larjes së rregullt të duarve dhe marrjen e vaksinave të rekomanduara sipas këshillave të mjekut dhe autoriteteve lokale të shëndetit publik./Arbresh.info/

Poste të ngjashme

MASHTI me negocim pa publikim të kontratës ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës

MASHTI me negocim pa publikim të kontratës ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës

29/07/2026, 13:49

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka nënshkruar kontratë me negocim, në vlerë prej 103 mijë euro me...

Podujeva avancon drejt digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore

Podujeva avancon drejt digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore

29/07/2026, 12:34

Komuna e Podujevës ka bërë një hap të rëndësishëm në modernizimin e sektorit të shëndetësisë. Sot është nënshkruar Memorandumi i...

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

LDK dënon presionin ndaj delegatëve, paralajmëron masa disiplinore dhe kërkon hetim nga Prokuroria

29/07/2026, 9:37

L idhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar duke dënuar ashpër çdo formë të presionit, shantazhit apo kërcënimit ndaj delegatëve...

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

28/07/2026, 17:42

Një zjarr i madh ka shkatërruar një fermë blegtorie në Patos, me dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti....

Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

28/07/2026, 17:32

Gjesti dhe Dhurata Dora kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë. “Gasolina” titullohet kënga ritmike, që për publikun u soll...

Lajmi i fundit

MASHTI me negocim pa publikim të kontratës ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës

MASHTI me negocim pa publikim të kontratës ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës

29/07/2026, 13:49
Podujeva avancon drejt digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore

Podujeva avancon drejt digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore

29/07/2026, 12:34
Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

LDK dënon presionin ndaj delegatëve, paralajmëron masa disiplinore dhe kërkon hetim nga Prokuroria

29/07/2026, 9:37
Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

28/07/2026, 17:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv