https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Imami i Xhamisë së Bellopojës: Po përgatitet sulm ndaj meje nga persona të afërt me ISIS-in

Imami i Xhamisë së Bellopojës: Po përgatitet sulm ndaj meje nga persona të afërt me ISIS-in

Imami i Xhamisë së Bellopojës në Podujevë, Kujtim Hyseni ka thënë se një grup i personave po tentojnë ta sulmojnë.

Në një përgjigje për Shqip.com imami Hyseni tha se i ka parë disa lëvizje të mobilizimit të këtij grupi.

“Unë pres një tentim për sulm ndaj meje prej tyre sepse veçse i kam parë do lëvizje që janë duke u mobilizu dhe duke thirrë shokë prej vendeve tjera. Janë disa grupe në Prishtinë që veprojnë dhe janë disa tjerë prej Maqedonisë e ka kështu rreth e rreth Prishtinës”, tha Hyseni.

Por, personat në fjalë sipas imamit Hyseni janë të afërt me organizatën terroriste ISIS.

“Është një çerdhe e ISIS-it edhe pse tash vërehet një heshtje e ISIS-it. E shihni që ISIS-i nuk është më në skenë, por janë duke vepruar kështu me grupacione. Nëse hyjmë në detaje, në kohën e ISIS-it ka pasur çerdhe këtu ku jam imam unë, e me ardhjen time si imam iu ka prishur çerdhja dhe iu pengon”.

Hyseni thotë se ky grup i njerëzve që planifikojnë sulmin ndaj tij, ka mbështetje të disa hoxhollarëve që janë me ideologji të Lindjes së Mesme.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Fillimisht ka reaguar një djalë që është në një farë forme në grupin e tyre, por i kanë këta disa hoxhallarë që marrin mbështetje. Ata kanë edhe persona nga Belgjika dhe Gjermania që i furnizojnë me të holla, ata persona në këto vende kanë direktiva prej Lindjes së Mesme. Kushdo qoftë ai person që po i dirigjon, është duke iu dhënë një frymë jokombëtare që është kundër vendit dhe neve po na lidhet ideologjia me ideologjinë e Lindjes së Mesme apo Federatës Ruse”.

Në xhaminë ku Hyseni është imam, janë vendosur flamujt kombëtar me rastin e festës së 28 Nëntorit dhe ky ka qenë shkaku për nisjen e këtij konflikti.

Përkundër faktit se flamujt ishin vendosur me pëlqimin e komunitetit të xhamisë, një grup prej 20 vetash ishte dal kundër dhe kishin paralajmëruar se do t’i largonin flamujt.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Hyseni tha se ka pas sinjale që po tentohet të largohen flamujt por, Policia e Kosovës ka patrulluar në atë kohë gjë që veprimi i paramenduar nuk është kryer.

“Ka pas sinjale mirëpo, makina e Policisë ka qëndru të xhamia dhe nuk kanë guxu me tentu me i hjek. Përndryshe, çelësat e xhamisë i kam vetëm unë për momentin sepse janë ndërru të gjitha cilindrat dhe vetëm nëse thyhen dyert për me i largu flamujt se ndryshe nuk mund të futet askush brenda”.

ADVERTISEMENT

Hyseni thekson se flamujt do të qendrojnë gjithmonë në Xhaminë e Bellopojës dhe 28 Nëntori ka qenë si shkas për të mos i larguar kurrë më.

Disa persona po tentojnë t’i largojnë flamujt në xhaminë e Bellopojës – SHQIP.com

“Flamujt kam pas qëllim me i lan vetëm për 28 Nëntor, por po më duket se do i lejë për gjithmonë ato flamure e mos me i largu asnjëherë. Qëllimi im në këtë xhami ka qenë që me e fillu me 28 nëntor dhe me u bë si shkak që me i lënë gjithmonë ashtu se flamuri dhe shqiponja e ka folenë aty ku janë trojet shqiptare. Nuk dua me e fetarizu por në anën tjetër nuk dua askush që me e arabizu”.

Si përfundim, Hyseni thotë se ky grup mendon se flamuri me shqiponjë në mes është në kundërshtim me praktikat fetare, prandaj edhe po tentohet që të largohet nga xhamia./Shqip.com

Poste të ngjashme

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, më saktë, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve...

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05

Një i burgosur ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë. Policia e...

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31

Një vdekje e dyshimtë është denoncuar të ketë ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Sipas burimeve të...

Lajmi i fundit

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50
Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21
Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv