Sot, në një ceremoni solemne, është përuruar fusha e parë e tenisit në qytetin e Podujevës, një investim i rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe promovimin e aktiviteteve rekreative për të rinjtë dhe qytetarët e komunës sonë.
Fusha e tenisit është vendosur në parkun e paqes “Manchester” dhe është realizuar si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm mes Komunës së Podujevës dhe organizatës “Manchester Aid Kosovo”.
Me këtë rast, një fjalë rasti për të pranishmit mbajti Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili theksoi rëndësinë e këtij projekti për sportistët, fëmijët dhe gjithë qytetarët, duke i ftuar ata ta shfrytëzojnë këtë hapësirë të re për sport dhe rekreacion.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë edhe Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, Nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Humolli-Jashanica, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë dhe përfaqësues të organizatës “Manchester Aid Kosovo”.
12.04.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim