Sot gjatë ditës është inauguruar Qendra e Parë e Karrierës në Podujevë, në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Fan S. Noli”. Në ceremoninë e përurimit të kësaj Qendre morën pjesë, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, Drejtori i IAAP-së, Fatmir Emini dhe menaxherja e projektit nga Ambasada e Zvicrës, Albina Berisha.
Kryetari Bulliqi, tha se “Është një moment i rëndësishëm për të gjithë ne, pasi që Qendra e Karrierës do të ndihmojë nxënësit tanë për orientimin e tyre në karrierë duke vë në pah talentin dhe potencialin e tyre, e për të cilin si institucione e si shkolla po angazhohemi përditë për t’i vendos në sipërfaqe talentet dhe për t’i zhvilluar ato”.
Ndërsa Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e falenderoi Komunën e Podujevës, Ambasadën e Zvicrës në Kosovë dhe bashkëfinancueit e tjerë të që kanë mundësuar themelimin e Qendrës për Karrierë, duke u shprehur shumë e kënaqur për investimin që është bërë, duke theksuar se kjo qendër është e rëndësishme për të ardhmen e nxënësve për aftësimin e tyre profesional.
Fjalë rasti mbajtën edhe menaxherja e projektit nga Ambasada e Zvicrës, Albina Berisha dhe Drejtori i IAAP-së Fatmir Emini.
Ky projekt është realizuar falë memorandumit për bashkëpunim nga Komuna e Podujevës me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), me Ambasadën e Zvicrrës dhe përfaqësuesit e Projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE).
Post Views: 142