https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Infermierët i shtyjnë protestat dhe grevat e paralajmëruara, thonë se do ta padisin SHSKUK-në

Infermierët i shtyjnë protestat dhe grevat e paralajmëruara, thonë se do ta padisin SHSKUK-në
Share on FacebookShare on Twitter

Megjithëse i kishin dhënë ultimatum Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) që brenda shtatë dite t’ua paguajnë ditët e festave ashtu siç ua kanë paguar mjekëve,  ndryshe do të fillojnë grevat dhe protestat, një gjë e tillë nuk ndodhi. Infermierët të cilët thanë se po ndihen të diskriminuar, nuk e mbajtën as grevën dhe as protestën dhe pse kaluan shtatë ditë e nuk iu realizua pagesa, për të cilën kishin dhënë ultimatum.

“Kërkojmë nga SHSKUK që në afat prej 7 ditësh të na garantohen pagesat si festë të datës 03.01.2023. Nëse kjo nuk garantohet, ne jemi të gatshëm që menjëherë pas kalimit të këtij afati të fillojmë me protesta dhe të vazhdojmë me greva”, thuhej në reagimin e Sindikatës së punëtorëve shëndetësor të QKUK-së.

Por Përparim Berisha, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, ka thënë për IndeksOnline, se kanë vendosur t’i shtyjnë protestat për një afat të pacaktuar dhe t’i drejtohen Gjykatës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Sa i përket kërcënimit për protestë, ne kemi vendosur ta shtyjmë për një afat tjetër dhe do t’i drejtohemi Gjykatës me një kërkesë për këto mjete. Sepse një pjesë e madhe e infermierëve kanë marrë avokat grupe grupe, që pagesat e festave që i kanë bërë për mjekët, t’i marrim dhe ne përmes Gjykatës”, tha ai.

Berisha më tej  pohoi se ka rreth një vit që 380 infermierë e kanë paditur QKUK-në.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“I ka rreth një vit që është bërë padia prej një pjese të madhe rreth 380 infermierë të QKUK-së, se ato bëjnë pjesë edhe pagat e 13 edhe pagat jubilare edhe orët shtesë, që nuk iu kanë paguar infermierëve, asnjëherë prej vitit 2018 kur ka hy në fuqi kontrata kolektive sektoriale. Ne kemi dërguar shkresa dhe në ministri dhe në QKUK, për tu paguar sipas Ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe bashkërisht me një grup prej 380 infermierëve e kemi  padit QKUK-në për t’i realizuar, këto. Tash lënda është në Gjykatë në shkallë të parë, veç kanë filluar t’i fitojnë rastet për paga të 13 ta dhe për paga jubilare, tash janë tu prit lëndët tjera, derisa të iu vie rendi”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Ndërsa thotë se një ditë më parë janë takuar me ministrin Vitia, i cili u ka premtuar se nuk do të ketë më diskriminime të tilla për infermierët.

“Pagesën nuk e kemi marrë. Por dje jemi takuar me ministrin Vitia dhe është zotim i tij që tash e tutje mos me pas kësi lloj diskriminimesh. Po kjo punë do të rregullohet me rregullore dhe nuk do të ketë diskriminim të tillë. Ne jemi pajtuar që të negociojmë tutje. Tash po presim ofertën që ka me ardh prej Qeverisë.  Sipas ministrit gjithçka do të jetë e bazuar në Ligjin e pagave dhe të punës. 30 për qind për  ndërrime të natës, 30 për qind për orë shtesë dhe 50 për qind për vikende dhe festa. Në bazë të kësaj do të bëhen dhe kalkulimet për të ardhmen”, tha ai.

Ndryshe Sindikata Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së në reagimin që e kishte bërë ditë më parë ka pohuar se SHSKUK po i diskriminon infermierët duke paguar për mjekët ditën e lirë si ditë feste, ndërsa për infermierët pagesë të rëndomtë si një ditë pune, duke e konsideruar këtë si një diskriminim që po u bëhet./IndeksOnline

Poste të ngjashme

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13

  Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të...

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet operative me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe...

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të rëndësishëm diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar me hapjen e shtëpisë së...

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42

27 vite më parë, më 12 qershor 1999, Kosova hyri në një kapitull të ri historik me hyrjen e forcave...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

12/06/2026, 14:38

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, është duke vazhduar në Qendrën e...

Lajmi i fundit

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36
Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27
27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv