https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Shëmbet dheu në Ballaban, bllokohet rruga që qon për në Batllavë
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit mars, duke reflektuar një inflacion vjetor prej 6,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në baza mujore rritja ka arritur në 1,5%, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas raportit për muajin mars, të dhënat tregojnë se niveli i përgjithshëm i çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i disa kategorive kryesore të konsumit.

Rritjet më të theksuara janë regjistruar te shërbimet që lidhen me pajisjet personale të transportit (+42,5%), biletat e fluturimeve (+38,4%), si dhe furnizimi me ujë dhe shërbimet që lidhen me banimin (+31,9%).

Po ashtu, rritje e konsiderueshme është vërejtur te energjia elektrike (+17,4%), karburantet dhe lubrifikantët (+17,4%), si dhe lëndët djegëse si dru zjarri dhe pelet (+15,6%).

Ndikim në rritjen e inflacionit kanë pasur edhe tek pemët (+13,1%) dhe mishi (+12,4%).

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Rritje çmimesh janë evidentuar edhe në një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh të tjera, përfshirë kafen, çajin dhe kakaon (+7,8%), shërbimet hoteliere (+6,9%), produktet ushqimore (+6,8%), si dhe ëmbëlsirat dhe produktet e sheqerit (+5,7%).

Po ashtu, janë shtrenjtuar edhe shërbimet ambulantore, kujdesi personal dhe mallrat për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake.

Në baza mujore, krahasuar me shkurtin 2026, rritja prej 1,5% është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve dhe lubrifikantëve për transport (+25,8%), si dhe nga rritja e çmimeve të perimeve (+3,7%), pemëve (+1,5%) dhe mishit (+0,3%).

Ndërkohë, disa kategori kanë shënuar ulje të çmimeve gjatë kësaj periudhe, përfshirë energjinë elektrike (-3,7%) dhe lëndët djegëse të ngurta (-2,2%), të cilat kanë zbutur pjesërisht rritjen e përgjithshme të çmimeve.

Poste të ngjashme

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

11/04/2026, 14:20

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka përmbyllur vizitë e tij në Londër me një takim tre orësh me...

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

11/04/2026, 13:51

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i...

Kërçeli: Çmimet e naftës nuk caktohen në Prishtinë, por në tregjet ndërkombëtare

Deputeti i LVV-së: Miratuam projektligje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve

11/04/2026, 13:46

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli ka theksuar se dje u miratuan disa projektligje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt jetën e...

“S’kemi folur për emra, e aq më pak për emrin tim në takim me Kurtin”, thotë Abdixhiku

“S’kemi folur për emra, e aq më pak për emrin tim në takim me Kurtin”, thotë Abdixhiku

11/04/2026, 13:30

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Albin Kurti nuk janë propozuar emra të rinj...

Haradinaj: Ndërhyrja në procedurën e votimit për nënkryetarin serb – jokushtetuese, kritika edhe Abdixhikut

Haradinaj: Beteja e Koshares ndryshoi rrjedhën e luftës

11/04/2026, 13:25

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar figurën e heroit Agim Ramadani dhe rëndësinë historike të Betejës së Koshares, duke...

Lajmi i fundit

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

11/04/2026, 14:20
Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

11/04/2026, 13:51
Kërçeli: Çmimet e naftës nuk caktohen në Prishtinë, por në tregjet ndërkombëtare

Deputeti i LVV-së: Miratuam projektligje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve

11/04/2026, 13:46
“S’kemi folur për emra, e aq më pak për emrin tim në takim me Kurtin”, thotë Abdixhiku

“S’kemi folur për emra, e aq më pak për emrin tim në takim me Kurtin”, thotë Abdixhiku

11/04/2026, 13:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv