https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

IPK vazhdon pezullimin e zyrtarit policor Driton Agaj – Avokati pretendon se rasti lidhet me konflikt familjar dhe tentim degradimi

IPK vazhdon pezullimin e zyrtarit policor Driton Agaj – Avokati pretendon se rasti lidhet me konflikt familjar dhe tentim degradimi

Më 2 dhjetor, Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për suspendimin e dy zyrtarëve policorë, nën dyshimin për përfshirje në një rast të kanosjes. Njëri prej të suspenduarve është Driton Agaj, pjesëtar i njësisë së trafikut.

Fillimisht, masa e pezullimit ishte caktuar për tre ditë – nga 2 deri më 5 dhjetor. Mirëpo sot, Agaj është njoftuar se pezullimi do të vazhdohet deri në një afat të pacaktuar.

Për këtë vendim është ankuar avokati i tij, Faton Hyseni, i cili ka deklaruar për Insajderin se zyrtari policor nuk ka qenë i përfshirë në rastin e kanosjes, por babai i tij.

Sipas avokatit, konflikti mes familjeve ka qenë i kahershëm dhe Agaj po përballet padrejtësisht me pasoja disiplinore.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Çështja është kështu: babai i tij e ka pasur një problem, jo Dritoni personalisht. Ky problem ka ekzistuar edhe më herët mes një familjeje që jeton afër tyre, por nuk ka të bëjë fare me Dritonin. Tash pala që pretendon se është e dëmtuar ka paraqitur ankesë në IPK, dhe IPK e ka suspenduar për tre ditë. Sot masa i është vazhduar për kohë të pacaktuar, pa ndonjë arsye apo provë se ku ka vepruar kundërligjshëm”, tha Hyseni.

ADVERTISEMENT

Ai shtoi se babai i Agajt ka qenë i dyshuar para dy-tre ditësh për veprën penale të kanosjes, dhe se, sipas tij, këto raportime dhe ankesa po bëhen me qëllim degradimi të zyrtarit policor.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“E njëjta familje ka tentuar edhe në prill që ta degradojë, Driton Agajn. IPK i ka zhvilluar procedurat dhe ai është shpallur i pafajshëm”, deklaroi avokati.

Hyseni ka përshkruar gjendjen shëndetësore të Agajt si të rënduar, duke shtuar se zyrtari policor po përjeton ankth dhe depresion për shkak të pezullimit dhe mungesës së informacioneve zyrtare.

“Dritoni është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Nuk ka marrë asnjë shpjegim – as nga drejtori i tij, Jeton Rexhepi, as nga IPK. Thjesht i ka ardhur pezullimi, pa asnjë veprim që e lidh atë me rastin”, tha ai.

IPK deri më tani nuk ka dhënë detaje shtesë për arsyet e vazhdimit të pezullimit, ndërsa pritet që hetimet të vijojnë deri në sqarimin e plotë të rastit.

Poste të ngjashme

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

02/03/2026, 22:54

Një djalë i ri nga Lipjani ka pësuar aksident të rëndë me motor, si pasojë e të cilit ka marrë...

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

02/03/2026, 22:02

  Mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, mediat raportojnë se Irani po shqyrton mundësinë e një sulmi iranian...

Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

02/03/2026, 21:15

Ka ndërruar jetë ish-Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Hilmi Zhitia. Lajmin për media e ka bërë të ditur familja përmes...

Këta janë dy të rinjët që kanë vdekur pas aksidentit në Itali

Këta janë dy të rinjët që kanë vdekur pas aksidentit në Itali

02/03/2026, 21:02

Dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e...

Haxhiu: Lirimi i policëve dëshmon skemat e Beogradit, ndërkombëtarët ta pranojnë

Haxhiu: Abdixhiku dhe Kurti takohen sot, mbetet të shihet se çfarë do të dalë nga ky diskutim

02/03/2026, 12:47

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së Presidentit është një moment i rëndësishëm...

Lajmi i fundit

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

02/03/2026, 22:54
Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

02/03/2026, 22:02
Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

02/03/2026, 21:15
Këta janë dy të rinjët që kanë vdekur pas aksidentit në Itali

Këta janë dy të rinjët që kanë vdekur pas aksidentit në Itali

02/03/2026, 21:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv