https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ish-ambasadori Lulzim Peci: Bashkëpunëtorët e BIA-s kapen dhe dënohen

Ish-ambasadori Lulzim Peci: Bashkëpunëtorët e BIA-s kapen dhe dënohen
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci ka reaguar pas deklaratave të ministres në detyrë të Drejtësisë Albulena Haxhiu për mos reagimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e gjyqtarit Radomir Laban, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i BIA-s serbe.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Drejtori i KIPRED Lulzim Peci në një postim në Facebook ka shkruar se “të deklarohet dikush si rrezik për siguri kombëtare nga krerë të shtetit është një precedent shumë i rrezikshëm”, raporton KosovaPress.

“Kjo puna kur gabimeve apo disfatave iu qitet biber i një patriotizmi të lodhët – sado absurde që duket – për t’u shitur si viktimë që nuk zbaton padrejtësitë, i bën dëm vendit më shumë se kushedi sa bashkëpunëtorë të BIA-s. Bashkëpunëtorët e BIA-s zihen, nxirren para gjykatave dhe dënohen – me kaq mbaron kjo punë! Mirëpo, pa vendim gjyqësor të bëjmë thirrje dhe të deklarohet dikush si rrezik për siguri kombëtare nga krerë të shtetit është një precedent shumë i rrezikshëm, i cili mund të na përplaset fytyrës,” ka shkruar ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Përkundër kësaj, sa i përket mospajtimit të Lëvizjes Vetëvendosje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e legjislaturës së nëntë, Lulzim Peci ka thënë se “mospajtimi me vendimin e gjykatave mund të jetë edhe legjitim, mirëpo nëse nuk zbatohet, në këtë rast vendimi i Gjykatës kushtetuese, ai është në rastin më të lehtë thyerje e ligjit e në më të rëndin, krim.”

Ndryshe, sot në një konferencë për media, ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se emërimi i Radomir Laban si gjyqtar i Kushtetueses mbetet enigmë e madhe, pasi ai ka qenë i përfshirë në aktivitetet kriminale dhe ishte dënuar në Serbi me gjashtë vjet heqje lirie.

ADVERTISEMENT

“Vetë i akuzuari si agjent i BIA-së ka pranuar fajësinë para gjykatës. Serbia ka përdorur historikisht dhe përdorë edhe sot agjenturën me qëllim që të shtrijë ndikimin në çdo vend fqinjë, e sidomos Republikën e Kosovës. Në mesin e këtyre shembujve është edhe ai i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Bazuar në informacionet që i kanë institucionet relevante, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, dyshohet se është njëri nga bashkëpunëtorët e BIA. Gjatë vitit 2006 ishte pjesë e doganave të Serbisë, zyrtarë në njësinë për inteligjencë. Sipas të dhënave që dihen publikisht ai është përfshirë në aktivitete kriminale dhe ishte dënuar me 6 vjet heqje lirie. Ky rast besohet kur BIA e ka kompromituar dhe ia ka organizuar zhvendosjen në Kosovë. Mënyra se si është dënuar nga vuajtja e dënimit në Serbi është enigmatike. Enigmë e madhe mbetet edhe emërimi i tij dhe qëndrimi i tij në pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Këtë e...

Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), punon vetëm gjatë ditës. Kështu ka bërë të ditur për...

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me disa të lënduar në rrugën Prishtinë–Podujevë

22/05/2026, 17:29
Deri në 12 orë pritje në Onkologji për kimioterapi

Klinika e Onkologjisë punon vetëm ditën, Kurtishi: Mëngjesi ka më shumë fluks të pacientëve

22/05/2026, 7:18
Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv