https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ish-diplomati serb: Liberalizimi i vizave “ringjallje” e projektit Kosova e pavarur

Ish-diplomati serb: Liberalizimi i vizave “ringjallje” e projektit Kosova e pavarur

Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq në një intervistë për portalin serb “Kosovoonline” thotë se është dërguar një mesazh i qartë për Serbinë dhe se ajo nuk duhet të ketë iluzione se qëllimet e Brukselit, BE-së dhe të Kosovës janë në esencë të njëjta.

“Në plan të parë është përpjekja për të konfirmuar shtetësinë e Kosovës dhe për ta imponuar atë, “pavarësisht nga të gjitha standardet dhe normat”. Pra, kur është fjala për liberalizimin e vizave, por edhe për çdo gjë tjetër që i ofrohet dhe miratohet Kosovës, është e gjitha në vijën e përpjekjes për ta “ringjallur” projektin e Kosovës së pavarur dhe për të imponuar këtë, qoftë edhe me dhunë dhe “përtej të gjithë atyre vlerave” mbi të cilat mbështetet BE-ja, të paktën “deklarativisht”, pretendon Millivojeviq, transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se është e qartë se BE-ja “zbaton standarde të dyfishta, përtej normave të veta”.

“Mendoj se Serbia nuk ka më absolutisht asnjë iluzion. Prandaj është edhe insistimi i Serbisë për Asociacionin. Këtë e ka nxjerrë në plan të parë dhe paraqet kusht pa të cilin nuk ka vazhdim të negociatave, pavarësisht “vullnetit të mirë dhe konstruktivitetit të Serbisë për të kërkuar një zgjidhje kompromisi dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka pretenduar Millivojeviq.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai gjithashtu ka thënë se BE-ja shfrytëzon çdo mundësi për “të mohuar pretendimet e veta për ekzistimin e vullnetit të mirë dhe synimeve të sinqerta për zgjidhjen e “problemit në Kosovë”.

“Dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën në fakt konfirmon atë që ne po përballemi tani, që është presioni ndaj Serbisë që me çdo kusht të imponojë një zgjidhje sipas këtij plani evropian, që natyrisht nuk i përgjigjet Serbisë, sepse kjo shkon në drejtim të konfirmimit të shtetësisë së Kosovës”, thotë ish-diplomati serb.

Ai pretenduar se “është indikative që vendosja e liberalizimit të vizave lidhet me 1 janarin e vitit 2024, kur BE-ja ka përcaktuar zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, në një mënyrë që korrespondon me qëllimet strategjike të Kosovës dhe qendrave perëndimore.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Tani shohim se aplikimi i të “ashtuquajturës Kosovë” për anëtarësim në BE, Këshill të Evropës dhe përpjekja që kjo të përfundojë nuk është rastësi”, përfundon Millivojeviq./Paparaci

 

Poste të ngjashme

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i...

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Lajmi i fundit

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08
Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv