https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ish-gjyqtari i kushtetueses së Serbisë: Nuk kërkohet nënshkrimi i Vuçiqit, Marrëveshja dhe Aneksi janë ligjërisht të detyrueshme

Ish-gjyqtari i kushtetueses së Serbisë: Nuk kërkohet nënshkrimi i Vuçiqit, Marrëveshja dhe Aneksi janë ligjërisht të detyrueshme

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, Zoran Ivoseviq, shprehet se Konventa e Vjenës për kontratat ndërkombëtare thotë se të gjitha marrëveshjet janë ligjërisht të vlefshme pavarësisht se a janë të nënshkruara apo verbalisaht të pranuara, shkruan “Danas”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Ivoseviq i tha agjencionit serb të lajmeve “Beta” se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me deklaratën e tij se “nuk kam nënshkruar asgjë” tregon se “ka bërë diçka që nuk është dashur të bëjë”.

“Neni 3 i Konventës së Vjenës mbi kontratat ndërkombëtare thotë se marrëveshjeve ndërkombëtare që nuk janë konkluduar në formë të shkruar, nuk u afektohet vlera ligjore. Kjo do të thotë se marrëveshjet orale janë të vlefshme dhe ligjërisht të detyrueshme”, ka thënë ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ivosheviq ka rikujtuar deklaratat e ndërmjetësve, Josep Borrel, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është arritur dhe se kjo marrëveshje gjendet në tekstin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Tani është koha për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Vuçiq nuk e kundërshtoi këtë. Nëse zbatimi i referohet zbatimit të asaj që është rënë dakord, atëherë ajo që kanë thënë ndërmjetësuesit e udhëhequr nga Borrell është e saktë”, vlerësoi Ivosheviq, përcjell Insajderi.

“Vuçiq pretendon se asnjëherë nuk ka dhënë pëlqimin për hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohjen reciproke. Megjithatë, Marrëveshja e pranuar reciprokisht thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”.

“Është e qartë se Vuçiq ka pranuar edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB me atë marrëveshje”, tha Ivosheviq. Ai shtoi se fjalët e Vuçiqit nuk duhet besuar, sepse “nëse shkon në zbatim, atëherë konfirmon se është pajtuar me të gjitha pikat e marrëveshjes”. ;

“Vuçiq po mashtron edhe publikun edhe veten e tij. Ai ndoshta ka bërë disa hapa që nuk duhet t’i bënte, të cilat mund ta shqetësojnë tani. Po i bie vlerësimi dhe tani po përpiqet të dalë”, tha ish-gjyqtari. Ivosheviq thekson se ekziston mundësia që Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të anulohet ligjërisht.

“Nëse pala kosovare nuk e përmbush obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe sipas marrëveshjes nga Marrëveshja e Brukselit, atëherë mund të diskutojmë seriozisht për ndërprerjen e asaj marrëveshjeje”.

“Sipas Konventës së Vjenës për Traktatet Ndërkombëtare, neni 60 thotë se një kontratë ndërkombëtare mund të ndërpritet për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve dhe më pas gjithçka të kthehet në gjendjen e mëparshme”, shpjegoi Ivosheviq.

Ai ka shtuar se marrëveshja e Brukselit 2013 “ështtë jokushtetuese”, sepse qeveria në Serbi ishte pajtuar që Kosovës t’i dorëzojë të gjitha elementet e shtetësisë. “Do të ishte shumë e rëndësishme që Serbia ta anulojë Marrëveshjen e Brukselit”, përfundoi Zoran Ivosheviq.

Post Views: 154

Poste të ngjashme

Ekrem Hyseni: Gjuha përqarëse e VV-së dëmton shoqërinë, faturën do ta marrin në zgjedhje

Ekrem Hyseni: Në këto çaste të rënda të dhembjes së madhe jemi bashkërisht me familjen Hasani

10/07/2025, 18:39

  Me dhembje të madhe mësova lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të riut Benjamin Hasani, si pasojë e një...

Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

10/07/2025, 17:47

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ndryshimet...

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

10/07/2025, 17:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar fjalët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se kohëve...

Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

10/07/2025, 17:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të enjten ka zyrtarizuar 28 kandidaturat për kryetarë komunash nga kjo parti....

Kryetari Bulliqi i pikëlluar për vdekjen e të riut në aksidentin tragjik: Ngushëllime familjes”

Kryetari Bulliqi i pikëlluar për vdekjen e të riut në aksidentin tragjik: Ngushëllime familjes”

10/07/2025, 17:16

Me pikëllim mora lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi sot në magjistralen Podujevë-Prishtinë, ku humbi jetën një djalë i ri....

Lajmi i fundit

Ekrem Hyseni: Gjuha përqarëse e VV-së dëmton shoqërinë, faturën do ta marrin në zgjedhje

Ekrem Hyseni: Në këto çaste të rënda të dhembjes së madhe jemi bashkërisht me familjen Hasani

10/07/2025, 18:39
Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

10/07/2025, 17:47
Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

Osmani konfirmon se Trump parandaloi një “përshkallëzim” Kosovë – Serbi “bash bash kohëve të fundit”

10/07/2025, 17:30
Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

Zyrtarizohen kandidaturat e LDK-së, emrat

10/07/2025, 17:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv