Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati ka komentuar deklaratën e fundi të kryeministrit Kurti se elita politike në Beograd nuk ka hequr dorë nga projekti i Serbisë së Madhe.
Kastrati tha se ndonëse Serbia nuk heq dorë nga ‘Serbia e madhe’ deklaratat e kryeministrit Kurti janë për konsum të brendshëm politik për të fituar vota.
Sipas tij situata e sigurisë në Kosovë është stabile.
“Unë pajtohem që Serbia nuk heq dhe nuk ka hequr dorë nga Serbia e madhe sepse politika saj shoviniste ka treguar në të kaluarën dhe tregon tani si dhe e ka planin për të ardhmen këtë projektin “Bota serbe”. Mirëpo situata e sigurisë në Kosovë është stabile sepse policia po e kryen punën e saj siç duhet…dhe po e menaxhon mirë situatën në veri.. e po ashtu edhe KFOR është prezent atje me forca te shtuara… dhe këto deklarate mendoje se janë kohë fushate janë deklarata për konsum të brendshëm politik për të fituar vota ose fshehur mos punë qe kanë kryer gjatë këtyre viteve por unë si ushtarak mendoj se situata është stabile”, tha Kastrati për RTV21.