https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ish-kryesuesja e bordit të KEK-ut: Kemi gjetur nepotizëm dhe diskriminim

Ish-kryesuesja e bordit të KEK-ut: Kemi gjetur nepotizëm dhe diskriminim
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka përmbyllur procesin e intervistimit të hënën.

Para deputetëve, dëshmuan kryeshefi aktual i KEK-ut, kryesuesi i bordit, ish kryesuesit e bordit dhe po ashtu ish ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KEK-ut, ndërsa mungoi ish kryeshefi tjetër, Njazi Thaçi.

Procesi i dëshmisë u përcoll me polemika të shumta ndërmjet deputetëve dhe ish menaxhmentit të KEK-ut, por edhe atij aktual.

Ish menaxhmenti i emëruar nga Qeveria Kurti I në vitin 2020,  adresoi një mori akuzash për keqpërdorime të mundshme nga e kaluara, mirëpo të cilat u mohuan nga ish kryesuesi i bordit të KEK-ut në periudhën 2017-2020. Në anën tjetër, nga opozita, bordet e emëruara nga Qeveria Kurti i fajësuan se për shkak të dështimit të tyre Kosova sot po importon energji elektrike.

Para se të filloi mbledhja, udhëheqësi i komisionit, deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, sugjeroi dëshmitarët që mos të dalin nga mbledhja, pasi në të kundërtën do të autorizojnë policinë që mos të lirojnë objektin e Kuvendit pa përfunduar dëshminë e plotë.

“Nuk mundet të përsëritët mbledhja e kaluar se atëherë ne duhet të autorizojmë policinë që mos t’iu lejojmë që të lironi objektin e Kuvendit. Keni drejtë mos me fol, me u mbrojt në heshtje, por nuk keni drejtë me lëshu”, tha ai.

Ish kryesuesja e bordit të KEK-ut në vitin 2020, Rrezarta Pllana, tha se kur e kanë marrë detyrën, kanë gjetur një mori shkeljesh në KEK.

“Shpenzime të paplanifikuara dhe të pamatura. Mandej kanë qenë disa bonuse të cilat janë ndarë dhe kanë qenë në kundërshtim me vendimin e ministrit. Ka pasur shkelje në punësim, parregullsi, nepotizëm dhe diskriminim. Ka pasur keqmenaxhim të pronës dhe shkelje të tjera…Konkludimet kanë qenë të bazuara në raportet e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm”, tha ajo.

https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/

Të njëjtat i konfirmoi edhe ish ushtruesi i detyrës së kryeshefit në KEK në periudhën 2020-2021, Luigj Imeri.

“Është e vërtet se ne kemi gjetur fakte aty për të cilat i ka adresuar bordi tek kryeshefi ekzekutiv,  për të cilën kryeshefi ekzekutiv në atë periudhë ka marrë hapat e vet, ku ka lëshuar urdhëresat ekzekutive për përmirësimin e proceseve. Në këtë rast, ka qenë një vit i vështirë për të cilën shumë tema dhe problematika që ne është dashur të merremi kanë qenë sekondare për shkak të pandemisë”, theksoi ai.

Por, ish kryesuesi i i Bordit të KEK-ut në periudhën 2017-2020, Faruk Hajrizi, këto i quajti të pavërteta, derisa renditi sipas tij rezultatet që kanë ndodhur nga ky bord.

“Kapitali i kompanisë nga viti 2017 deri në vitin në vitin  2019 sipas raportit të këtij viti nga 114 milionë ka kaluar në 150 milionë. Asetet janë rritur nga 422 milionë, të hyrat e kompanisë në 182 milionë euro, ndërkohë shpenzimet janë ulur. Nga gjitha këto, raporti i vitit 2019 thotë se qymyri ka pasur prodhim mbi 8 milionë, nëse e përkthen në energji elektrike 5.4 milionë megavat për orë. Kjo do të thotë se Kosovës i kemi dhënë energji të mjaftueshme mbi 800 megavat çdo ditë. Këto janë rezultate”, tha ai.

Pyetjeve të deputetëve për pronat e KEK-ut, iu përgjigj kryeshefi aktual i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili tha se të vetmet prona që janë transferuar nga KEK-u ka qenë banesat të cilat janë privatizuar nga ish menaxhmentet e kaluara.

ADVERTISEMENT

“Sa i përket pronave apo aseteve të tjera në KEK nuk kam ndonjë informatë që është bërë ndonjë transferim. Të vetmet prona që janë transferuar kanë qenë banesat që janë marrë nga menaxhimet i mëhershëm me qira, ndërsa me një ligj të veçantë është bërë privatizimi i tyre”, deklaroi Krasniqi.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pyeti ish kryesuesen e bordit të KEK-ut, Rrezarta Pllanën se a ka pasur këshilltar Gazemend Begollit.

Sipas tij, me kërkesë të njëjtit është anuluar projekti kapital për rinovimin e kaldajës së bllokut A5.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Me kërkesë të këtij këshilltari të bordit dhe njëkohësisht drejtorit menaxhues është anuluar projekti kapital i rinovimit të kaldajës së bllokut A5…Ju keni qenë kryesuese e bordit, ju është dashur me ditë që ky anulim është, do të pyes edhe kryeshefin, por nëse nga ky anulim ne sot po i vuajmë pasojat e mungesës së energjisë elektrike, cili ka qenë veprimi i juaj saktë”, tha Zemaj.

Pllana tha se nuk i kujtohet se a ka qenë këshilltar apo jo Gazmend Begolli, dersia theksoi se sot Kosova është më së miri në rajon sa i përket energjisë elektrike.

“Ne në rajon jemi më së miri me energji elektrike me çmim dhe furnizim”, tha ajo.

Asaj i reagoi sërish deputeti Zemaj, i cili tha se si pasojë e anulimit të këtij tenderi, Kosova sot blen 4.4 milionë euro energji elektrike.

“Nuk po e di prej cilës perspektivë po aludoni se jeni më së miri. Por unë po ju njoftoj se për shkak të mos punës së A5, Kosova blen 4.4 milionë euro energji”, tha ai.

Krahas kësaj, në mbledhjen e sotme, deputetët intervistuan edhe ish anëtarët e bordit nga ZRRE-ja./KP/

Poste të ngjashme

E rëndë në Podujevë – 13-vjeçari kapet duke blerë marihuanë në Parkun e Qytetit, arrestohet i mituri që dyshohet se ia shiti

E rëndë në Podujevë – 13-vjeçari kapet duke blerë marihuanë në Parkun e Qytetit, arrestohet i mituri që dyshohet se ia shiti

19/11/2026, 8:29

Një rast shqetësues i shpërndarjes së dyshuar të narkotikëve është zbuluar në Parkun e Qytetit në Podujevë, ku Policia ka...

Ndërron jetë në moshë të re motra e Sevdai Radogoshit – Qumilit

Ndërron jetë në moshë të re motra e Sevdai Radogoshit – Qumilit

18/11/2026, 20:19

Ka ndërruar jetë Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Sevdai Radogoshi, i njohur për publikun si Qumili. Lajmi për...

Motelet në Prishtinë, problem shumë serioz: Dyshohet se po frekuentohen edhe nga vajza tejet të reja në moshë

E thirri për kafe, por përfunduan në motel, 28-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga i dashuri

18/11/2026, 8:47

Një takim që duhej të ishte një dalje e zakonshme për kafe është kthyer në një rast të rëndë që...

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

13/11/2026, 8:26

    Shkruan nipi i të ndjerit, gazetari Safet Zejnullau: “Dje ne Qerret te Kavajes i dhame lamtumiren e fundit...

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

12/11/2026, 16:26

Prishtinë- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton se ka paraqitur...

Lajmi i fundit

E rëndë në Podujevë – 13-vjeçari kapet duke blerë marihuanë në Parkun e Qytetit, arrestohet i mituri që dyshohet se ia shiti

E rëndë në Podujevë – 13-vjeçari kapet duke blerë marihuanë në Parkun e Qytetit, arrestohet i mituri që dyshohet se ia shiti

19/11/2026, 8:29
Ndërron jetë në moshë të re motra e Sevdai Radogoshit – Qumilit

Ndërron jetë në moshë të re motra e Sevdai Radogoshit – Qumilit

18/11/2026, 20:19
Motelet në Prishtinë, problem shumë serioz: Dyshohet se po frekuentohen edhe nga vajza tejet të reja në moshë

E thirri për kafe, por përfunduan në motel, 28-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga i dashuri

18/11/2026, 8:47
Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

13/11/2026, 8:26
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv