https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ish-partnerja e Oliver Ivanoviqit do të ftohet të dëshmojë për vrasjen përmes ndihmës juridike ndërkombëtare

Ish-partnerja e Oliver Ivanoviqit do të ftohet të dëshmojë për vrasjen përmes ndihmës juridike ndërkombëtare

Në seancën e së martës, në gjykimin për vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, Gjykata Themelore në Prishtinë, mori aktvendim që dëshmitarja Milena Popoviq (ish-partnerja e Ivanoviqit), të dëgjohet përmes ndihmës juridike ndërkombëtare (Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar), në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-së, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, njoftoi palët se dëshmitarja Popoviq është ftuar në mënyrë të rregullt nga gjykata përmes e-mailit, por sipas tij e njëjta gjithashtu përmes e-mailit e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë e pranishme në seancë për shkaqe të situatës politike dhe sigurisë së saj.

Mirëpo, e njëjta sipas gjykatësit Kurtaj ka kërkuar që të dëgjohet përmes video-linkut (platformës virtuale).

Lidhur me këtë dëshmitare, prokurori special Burim Çerkini, deklaroi se për shkak të mungesës së saj shqyrtimi gjyqësor është shtyrë disa herë, mirëpo i njëjti tha se edhe pse është interes i Prokurorisë që kjo dëshmitare të dëgjohet, nuk mund ta presin deri në pafundësi atë.

“Ne kemi një dëshmi të cilën e ka dhënë dhe nëse eventualisht nuk kemi ndonjë e-mail zyrtar që nesër do të jetë prezent, ndoshta sot e njofton gjykatën që nesër do të jetë prezent, atëherë sikurse tek dëshmitarët tjerë ne pajtohemi që seanca të vazhdojë edhe pa dëgjimin e saj, tu e konsideru të lexume dhe të vazhdojmë me planet tjera që i kemi në këtë çështje penale”, tha prokurori Çerkini.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Nedelkjo Spasojeviq, avokati Faruk Korenica, lidhur me dëshmitaren Popoviq ka thënë se disa herë përmes televizionit e ka dëgjuar atë duke thënë se është e gatshme të paraqitet para gjykatës dhe të tregojë se kush është porositësi i vrasjes, motivi i vrasjes dhe sipas tij herën e fundit atë e ka dëgjuar duke thënë edhe emrin e personit që e ka ekzekutuar Ivanoviqin.

Korenica tha se këto deklarata të saj që i jep përmes shtypit, janë në kundërshtim me deklaratën që e ka dhënë në Prokurori dhe i njëjti tha se do të ishte e rrugës që dëshmitarja Popoviq të dëgjohet përmes rrugëve juridike.

“Ajo ka dhënë në fillim disa deklarata dhe është e sigurt që Oliver Ivanoviqin e kanë vrarë shqiptarët, prandaj edhe e arsyeton ikjen menjëherë pas vrasjes në Beograd, ndërsa sot flet diçka tjetër”, tha avokati Korenica.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Rade Basara, avokati Tomë Gashi, ka thënë se kanë kaluar 5 vite prej vrasjes dhe dëshmitarja Popoviq e njofton gjykatën se herë do të vijë e herë jo dhe shtoi se të njëjtën nuk mund ta presin deri në pafundësi.

Tutje, ai tha se nëse ajo ka diçka konkrete duhet të ndihmojë në gjetjen e vrasëseve të partnerit të saj, por nëse e njëjta nuk dëshiron, sipas tij gjykata nuk ka mjete juridike për ta sjellë të njëjtën nga Beogradi në sallë të gjykimit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas tij, nuk duhet të lejohet që gjykata të politizohet me mendime të karakterit politik.

Mbrojtësi i të akuzuarit Dragisha Markoviq, avokati Dejan Vasiq e ka përkrahur mendimin e prokurorit dhe sipas tij kjo dëshmitare nuk ka lidhje me të akuzuarit konkret.

Vasiq tha se në deklaratën e dhënë nga dëshmitarja, ajo nuk ka përmendur asnjë nga të akuzuarit këtu, përveç të akuzuarës Silvana Arsoviq.

“Unë nuk e di pse ajo është e propozuar si dëshmitare në këtë çështje, unë e kisha lut gjykatën edhe njëherë që të fokusohemi tek të akuzuarit konkret dhe gjykata mos t’i lejojë vetes që nga ky shqyrtim kryesor, të bëjmë hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka thënë tutje avokati Vasiq.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Andaj, pas këtyre deklarimeve, trupi gjykues mori aktvendim që dëshmitarja Popoviq të ftohet edhe një herë përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, që të merret deklarata e saj mirëpo duke ia caktuar një datë Ministrisë së Drejtësisë që ta njoftojë gjykatën se a mund të realizohet deri në atë datë.

Sa i përket dëgjimit të të njëjtës përmes video-linkut, gjykatësi Kurtaj tha se gjykata nuk e konsideron si rrugë ligjore dhe të sigurt, andaj ai tha se do t’i zbatojnë dispozitat ligjore.

Gjithashtu, në këtë seancë është aprovuar propozimi i të akuzuarit Spasojeviq, për dëgjimin e dëshmitarëve Nebojsha Qamiloviq dhe Goran Zhivkoviq.

Në këto rrethana, seanca e sotme u ndërpre dhe po ashtu ajo e planifikuar për nesër u anulua.

Ndërkaq, seancat e radhës u caktuan më 25, 26 dhe 29 maj 2023.

Poste të ngjashme

Kosovari dënohet me 3 vjet e gjysmë për grabitjen e një banke në Austri – mbi 90 mijë euro të vjedhura

Kosovari dënohet me 3 vjet e gjysmë për grabitjen e një banke në Austri – mbi 90 mijë euro të vjedhura

22/01/2026, 20:48

Një kosovar, ideatori i grabitjeve të stacioneve të zjarrfikësve dhe një banke në Austri, ku u vodhën mbi 90 mijë...

Prezantohet Raporti vjetor i punës së Stacionit Policor në Podujevë

Prezantohet Raporti vjetor i punës së Stacionit Policor në Podujevë

22/01/2026, 16:30

    Përfaqësues të Stacionit Policor në Podujevë sot prezantuan raportin vjetor (2025) të punës së këtij institucioni dhe ndan...

KQZ sqarohet pse është “ndalur” rinumërimi i vendvotimeve të Podujevës

KQZ sqarohet pse është “ndalur” rinumërimi i vendvotimeve të Podujevës

22/01/2026, 14:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se përse në komunën e Podujevës nuk është duke u zhvilluar rinumërimi? Sipas të...

Sveçla për skanerin kufitar që dhuroi ShBA-ja: Dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm

Sveçla për skanerin kufitar që dhuroi ShBA-ja: Dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm

22/01/2026, 14:01

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Dogana e Kosovës kanë përforcuar kapacitetet e tyre teknologjike me një skaner të avancuar...

Anti-Droga e Prishtinës zbarkon në Podujevë, godet një grup kriminal dhe sekuestron rreth 90 kg marihuanë

Anti-Droga e Prishtinës zbarkon në Podujevë, godet një grup kriminal dhe sekuestron rreth 90 kg marihuanë

22/01/2026, 13:21

Njësia Antidrogë e Policisë së Kosovës në Prishtinë kanë goditur një  grup të dyshuar kriminal duke sekuestruar sasi të konsiderueshme...

Lajmi i fundit

Kosovari dënohet me 3 vjet e gjysmë për grabitjen e një banke në Austri – mbi 90 mijë euro të vjedhura

Kosovari dënohet me 3 vjet e gjysmë për grabitjen e një banke në Austri – mbi 90 mijë euro të vjedhura

22/01/2026, 20:48
Prezantohet Raporti vjetor i punës së Stacionit Policor në Podujevë

Prezantohet Raporti vjetor i punës së Stacionit Policor në Podujevë

22/01/2026, 16:30
KQZ sqarohet pse është “ndalur” rinumërimi i vendvotimeve të Podujevës

KQZ sqarohet pse është “ndalur” rinumërimi i vendvotimeve të Podujevës

22/01/2026, 14:25
Sveçla për skanerin kufitar që dhuroi ShBA-ja: Dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm

Sveçla për skanerin kufitar që dhuroi ShBA-ja: Dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm

22/01/2026, 14:01
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv