https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ish-partnerja e Oliver Ivanoviqit do të ftohet të dëshmojë për vrasjen përmes ndihmës juridike ndërkombëtare

Ish-partnerja e Oliver Ivanoviqit do të ftohet të dëshmojë për vrasjen përmes ndihmës juridike ndërkombëtare
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e së martës, në gjykimin për vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, Gjykata Themelore në Prishtinë, mori aktvendim që dëshmitarja Milena Popoviq (ish-partnerja e Ivanoviqit), të dëgjohet përmes ndihmës juridike ndërkombëtare (Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar), në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-së, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, njoftoi palët se dëshmitarja Popoviq është ftuar në mënyrë të rregullt nga gjykata përmes e-mailit, por sipas tij e njëjta gjithashtu përmes e-mailit e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të jetë e pranishme në seancë për shkaqe të situatës politike dhe sigurisë së saj.

Mirëpo, e njëjta sipas gjykatësit Kurtaj ka kërkuar që të dëgjohet përmes video-linkut (platformës virtuale).

Lidhur me këtë dëshmitare, prokurori special Burim Çerkini, deklaroi se për shkak të mungesës së saj shqyrtimi gjyqësor është shtyrë disa herë, mirëpo i njëjti tha se edhe pse është interes i Prokurorisë që kjo dëshmitare të dëgjohet, nuk mund ta presin deri në pafundësi atë.

“Ne kemi një dëshmi të cilën e ka dhënë dhe nëse eventualisht nuk kemi ndonjë e-mail zyrtar që nesër do të jetë prezent, ndoshta sot e njofton gjykatën që nesër do të jetë prezent, atëherë sikurse tek dëshmitarët tjerë ne pajtohemi që seanca të vazhdojë edhe pa dëgjimin e saj, tu e konsideru të lexume dhe të vazhdojmë me planet tjera që i kemi në këtë çështje penale”, tha prokurori Çerkini.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Nedelkjo Spasojeviq, avokati Faruk Korenica, lidhur me dëshmitaren Popoviq ka thënë se disa herë përmes televizionit e ka dëgjuar atë duke thënë se është e gatshme të paraqitet para gjykatës dhe të tregojë se kush është porositësi i vrasjes, motivi i vrasjes dhe sipas tij herën e fundit atë e ka dëgjuar duke thënë edhe emrin e personit që e ka ekzekutuar Ivanoviqin.

Korenica tha se këto deklarata të saj që i jep përmes shtypit, janë në kundërshtim me deklaratën që e ka dhënë në Prokurori dhe i njëjti tha se do të ishte e rrugës që dëshmitarja Popoviq të dëgjohet përmes rrugëve juridike.

“Ajo ka dhënë në fillim disa deklarata dhe është e sigurt që Oliver Ivanoviqin e kanë vrarë shqiptarët, prandaj edhe e arsyeton ikjen menjëherë pas vrasjes në Beograd, ndërsa sot flet diçka tjetër”, tha avokati Korenica.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Rade Basara, avokati Tomë Gashi, ka thënë se kanë kaluar 5 vite prej vrasjes dhe dëshmitarja Popoviq e njofton gjykatën se herë do të vijë e herë jo dhe shtoi se të njëjtën nuk mund ta presin deri në pafundësi.

Tutje, ai tha se nëse ajo ka diçka konkrete duhet të ndihmojë në gjetjen e vrasëseve të partnerit të saj, por nëse e njëjta nuk dëshiron, sipas tij gjykata nuk ka mjete juridike për ta sjellë të njëjtën nga Beogradi në sallë të gjykimit.

Sipas tij, nuk duhet të lejohet që gjykata të politizohet me mendime të karakterit politik.

Mbrojtësi i të akuzuarit Dragisha Markoviq, avokati Dejan Vasiq e ka përkrahur mendimin e prokurorit dhe sipas tij kjo dëshmitare nuk ka lidhje me të akuzuarit konkret.

Vasiq tha se në deklaratën e dhënë nga dëshmitarja, ajo nuk ka përmendur asnjë nga të akuzuarit këtu, përveç të akuzuarës Silvana Arsoviq.

ADVERTISEMENT

“Unë nuk e di pse ajo është e propozuar si dëshmitare në këtë çështje, unë e kisha lut gjykatën edhe njëherë që të fokusohemi tek të akuzuarit konkret dhe gjykata mos t’i lejojë vetes që nga ky shqyrtim kryesor, të bëjmë hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, ka thënë tutje avokati Vasiq.

Andaj, pas këtyre deklarimeve, trupi gjykues mori aktvendim që dëshmitarja Popoviq të ftohet edhe një herë përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, që të merret deklarata e saj mirëpo duke ia caktuar një datë Ministrisë së Drejtësisë që ta njoftojë gjykatën se a mund të realizohet deri në atë datë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sa i përket dëgjimit të të njëjtës përmes video-linkut, gjykatësi Kurtaj tha se gjykata nuk e konsideron si rrugë ligjore dhe të sigurt, andaj ai tha se do t’i zbatojnë dispozitat ligjore.

Gjithashtu, në këtë seancë është aprovuar propozimi i të akuzuarit Spasojeviq, për dëgjimin e dëshmitarëve Nebojsha Qamiloviq dhe Goran Zhivkoviq.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në këto rrethana, seanca e sotme u ndërpre dhe po ashtu ajo e planifikuar për nesër u anulua.

Ndërkaq, seancat e radhës u caktuan më 25, 26 dhe 29 maj 2023.

Poste të ngjashme

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37

Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë...

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

12/05/2026, 17:11

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për renditjen e kandidatëve në listën e PDK-së. Gazeta Nacionale ka mësuar për renditjen...

Reagon Avdullah Hoti pas lajmeve për numrin në listë

Reagon Avdullah Hoti pas lajmeve për numrin në listë

12/05/2026, 15:18

Reagon Avdullah Hoti pas lajmeve për numrin në listë "Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

12/05/2026, 7:00

Në disa vende në Kosovë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo ndërprerje, siç njofton Kompania për Distribuimin e...

Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk është çështje personale, por partiake

11/05/2026, 15:24

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po afrohen, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur mbledhjen, ku pritet të ngritet si çështje...

Lajmi i fundit

Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së

12/05/2026, 18:37
Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

Lista për deputetë, kjo është 10-tshja e parë e PDK-së

12/05/2026, 17:11
Reagon Avdullah Hoti pas lajmeve për numrin në listë

Reagon Avdullah Hoti pas lajmeve për numrin në listë

12/05/2026, 15:18
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot në Podujevë

12/05/2026, 7:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv