Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët gjatë një vizite në Viti.
Në pamjet e publikuara nga këshilltarja e atëhershme, Egnesa Vitia, shihet se Osmani është rrethuar nga qytetarë, gra, vajza e burra, të cilët e kanë përshëndetur dhe kanë realizuar fotografi me të.
Kjo vizitë vjen një ditë pasi Osmani, në një ceremoni zyrtare në Presidencë, ia dorëzoi mandatin si ushtruese e detyrës së presidentes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.







