https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ish-shefi i CIA-s: Putini ka dështuar, prandaj po zbaton strategjinë e terrorit ndaj civilëve ukrainas

Ish-shefi i CIA-s: Putini ka dështuar, prandaj po zbaton strategjinë e terrorit ndaj civilëve ukrainas

Nju Jork – “Nuk ka asnjë dyshim se rrjedha aktuale e luftës ka çuar në dështimin e misionit parësor të Vladimir Putinit, të cilin ai e zhvilloi si një fushatë terrori në përpjekje për të rraskapitur shpirtin e popullit ukrainas dhe për të thyer vullnetin e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Prandaj sfida kryesore është të mbetemi të vendosur dhe të bashkuar në mbështetje të Kievit”.

Kështu deklaron Leon Panetta, ish-kreu i CIA-s dhe më pas i Pentagonit në SHBA. Ka pasur një testim të vogël të perspektivave për zhvillimin e negociatave për dhënien fund të luftës, me deklaratat nga Joe Biden dhe Vladimir Putin, dhe me telefonatën e kancelarit gjerman Scholz me këtë të fundit, që krijoi përshtypjen se presidenti rus është i vendosur dhe madje heziton ta pranojë se gjërat nuk po shkojnë sipas planeve të tij. Por për momentin nuk duket se ka hapësirë për negociata, raporton abcnews.al.

Çfarë thuhet në SHBA lidhur me këtë çështje?

Panetta: Tek ne ekziston ndjesia se do të ishte në interesin e Ukrainës por edhe pjesës tjetër të botës nëse Putini do të pranonte nisjen e negociatave që mund të çonin në fundin e luftës. Por fakt është se ai nuk po tregon shenja se dëshiron që të ndërmarrë këtë hap.

Dhe nuk ka dyshim që as Kievi nuk është i interesuar ta bëjë këtë, përveç rastit kur do të jetë e qartë se territoret që janë aktualisht nën kontrollin rus t’i mbeten Ukrainës. Tani për tani është e vështirë të shihet një mënyrë për të negociuar. Muajt e dimrit mund të na tregojnë shumë nëse mund të hapet një rrugë për negociatat.

Ukraina po përballet me një dimër të vështirë, pasi është detyruar të evakuojë një pjesë të popullsisë. Putini vazhdon të testojë forcat e tij gjithnjë e më të pakësuara dhe të lëshojë raketa mbi të gjitha llojet e objektivave. Kjo do të testojë vullnetin e të gjithëve gjatë muajve të ardhshëm.

Në fund, Putin nuk ka shumë zgjidhje në dispozicion, sepse misioni i tij kryesor po dështon dhe ai synon të sigurohet që kjo të jetë një përgjegjësi e SHBA dhe aleatëve të saj, së bashku me Ukrainën. Edhe nëse negociatat çojnë në një lloj zgjidhje që i jep atij kontrollin e disa zonave, fakt është se Putini do të ketë dështuar në misionin e tij parësor për të pushtuar Ukrainën.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Cili është çelësi për ta detyruar Putinin të negociojë?

Panetta: Nëse Putin do të mund ta kuptojë se pozicioni i tij është në rrezik nëse vazhdon lufta. Vetëm kjo mund të jetë e vetmja gjë që do të çojë në një zgjidhje paqësore.

A mendoni se negociatat mund të parashikojnë që disa territore t’u mbeten rusëve, për shembull në Donbass?

Panetta: Ky është skenari më i mundshëm për momentin. Por në fund morali i historisë duhet të jetë se Putin ka humbur. Nuk mendoj se Ukraina, SHBA-ja dhe NATO-ja mund t’ia lejojnë vetes që ai të ketë sukses. Pasi ky do të ishte një mesazh për të ardhmen, dhe një inkurajim për tiranët si Putin që besojnë se mund të kenë sukses në minimin e demokracive sovrane.

Çfarë mendoni për dialogun midis Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping?

Panetta: Takimi i tyre ishte i rëndësishëm, për të vënë në dukje se edhe nëse ka konkurrencë, midis 2 vendeve mund të ketë edhe bashkëpunim. Unë besoj se Xi po e mëson leksionin e luftës së Putinit në Ukrainë. Përfundimi: Ai nuk do të bëjë asnjë marrëzi që mund të kërcënojë pozitën e Kinës në botë.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Biden i ka kërkuar Kongresit 38 miliardë të tjera për Ukrainën. Disa republikanë thonë se SHBA-ja nuk mund të vazhdojë ndihmën e pafund ndaj Ukrainës. Kongresmenia Marjorie Taylor Greene thotë se “asnjë qindarkë e vetme” nuk duhet të shkojë më për Kievin. A do të ndryshojë ndonjë gjë me shumicën e re republikane në Kongres?

Panetta: Do të ketë gjithmonë zëra që përfaqësojnë pikëpamje të ndryshme, dhe që përpiqen ta minojnë këtë unitet. Këtu përfshihet Grupi i Lirisë (grupi i deputetëve të ekstremit të djathtë). Por në përgjithësi, mbështetja për Ukrainën është një çështje për të cilën ka një konsensus të gjerë ndërpartiak. Prova e parë do të jetë votimi mbi këtë çështje, por unë besoj se ato do të kalojnë si më parë, duke dërguar sinjalin se Shtetet e Bashkuara i qëndrojnë besnike angazhimeve të tyre.

Çfarë mendoni mbi qasjen në politikën e jashtme të republikanëve që synojnë të garojnë në presidencialet e vitit 2024?

Panetta: Unë mendoj se Partia Republikane po përpiqet të kuptojë se cili është pozicioni i saj në raport me pjesën tjetër të botës. Ajo është një parti tradicionalisht shumë e fortë sa i përket çështjeve të sigurinë kombëtare dhe udhëheqjes globale. Mike Pompeo (ish-shefi i CIA-s dhe më pas Sekretari i Shtetit i Trump) e ndan këtë vizion.

Por është e qartë se mbështetja e presidentit Trump për qasjen “Amerika e Para” e dobësoi rolin e Amerikës në skenën globale. Partia Republikane është e përçarë dhe duhet të vendosë se cilën rrugë do të ndjekë. Politika e jashtme është një nga pikat e forta të Biden, për shkak të përvojës dhe vizionit të tij për rëndësinë e udhëheqjes përmes aleancave.

Obama ka deklaruar se gaboi që nuk i dha më shumë mbështetje protestave në Iran në vitin 2009. Si duhet të sillet sot Joe Biden? A mund të ketë një ndërhyrje jo-ushtarake por të “fshehtë ” të SHBA-së, apo një rol për CIA-n?

ADVERTISEMENT

Panetta: Unë mendoj se në SHBA ekziston një unitet dypartiak, se Irani nuk duhet të lejohet të ndërtojë armë bërthamore. Nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët në Lindjen e Mesme dhe Evropë mbeten të vendosur për ta bërë të qartë se do të vazhdojmë të vendosim sanksione ekonomike, mendoj se problemet brenda Iranit do të vazhdojnë.

Protestat e muajve të fundit tregojnë se qeveria në Teheran e ka humbur kontrollin. Nëse ato vazhdojnë, regjimi mund të shkatërrojë veten. Unë nuk mendoj se do ta sulmojmë apo bombardojmë Iranin. Por nëse marrim informacione të inteligjencës për zhvillimin e një arme bërthamore, Izraeli dhe bota nuk do ta lejojë këtë regjim që ta çojë deri në fund synimin e tij.

Post Views: 185

Poste të ngjashme

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të QKMF-së në Shtime, investim prej 2.4 milionë euro

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të QKMF-së në Shtime, investim prej 2.4 milionë euro

16/06/2025, 12:39

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Kryetari i Komunës së...

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

16/06/2025, 12:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë. Në një banesë afër Tunelit të Parë, është gjetur pa shenja...

370 raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit që nga e premtja, thotë zyra e Kryeministrit izraelit

370 raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit që nga e premtja, thotë zyra e Kryeministrit izraelit

16/06/2025, 12:21

Irani ka lëshuar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit, tha Zyra e Kryeministrit...

Specialja i vazhdon sërish Thaçit paraburgimin

Specialja i vazhdon sërish Thaçit paraburgimin

16/06/2025, 12:05

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj...

Kurtit i përgjigjen nga LDK: E ke uzurpuar zyrën e Kryeministrit pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese

Kurtit i përgjigjen nga LDK: E ke uzurpuar zyrën e Kryeministrit pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese

16/06/2025, 11:25

Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku- Sadriu, i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti që tha se deputetët po e...

Lajmi i fundit

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të QKMF-së në Shtime, investim prej 2.4 milionë euro

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të QKMF-së në Shtime, investim prej 2.4 milionë euro

16/06/2025, 12:39
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

16/06/2025, 12:23
370 raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit që nga e premtja, thotë zyra e Kryeministrit izraelit

370 raketa u lëshuan nga Irani drejt Izraelit që nga e premtja, thotë zyra e Kryeministrit izraelit

16/06/2025, 12:21
Specialja i vazhdon sërish Thaçit paraburgimin

Specialja i vazhdon sërish Thaçit paraburgimin

16/06/2025, 12:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv