https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

Official Portrait of NATO Secretary General, Anders Fogh Rasmussen

Share on FacebookShare on Twitter

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Anders Fogh Rasmussen, tha se përgatitjet për një forcë evropiane që do të vendosej në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje “po ecin shumë ngadalë” dhe se i gjithë modeli i sigurisë evropiane ishte “në një pikë kthese”.

“Nuk dua të shoh një koalicion të të gatshmëve që kthehet në një koalicion të pritësve”, tha Rasmussen, duke iu referuar një plani të shpallur nga kryeministri britanik, Keir Starmer, në Londër, më 2 mars.

Që atëherë ka pasur një sërë takimesh në nivele të ndryshme. Megjithatë, pyetjet kyç për mandatin e misionit, rregullat e angazhimit dhe se cilat vende do të dërgojnë trupa, ende nuk kanë marrë përgjigje publikisht.

“Në parim, në Evropë, shpenzojmë shumë kohë duke diskutuar e folur, dhe përpjekjet për veprim janë të pakta”, tha Rasmussen.

“Megjithatë, shpresoj që sulmi i [presidentit rus, Vladimir] Putin ndaj Ukrainës dhe zgjedhja e [Donald] Trumpit [president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës] të shërbejnë si thirrje zgjimi që t’u tregojnë evropianëve se duhet të veprojmë shpejt”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Rasmussen foli në një intervistë të gjerë mbi çështjet ushtarake, sigurinë ekonomike dhe komentet e përsëritura të presidentit amerikan, Trump, për marrjen e Grenlandës nga Danimarka.

Ai ishte kryeministër i Danimarkës përpara se të shërbente si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, nga viti 2009 deri më 2014, transmeton Klankosova.tv.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Është e turpshme ta kërcënosh Danimarkën, një aleate të ngushtë, me mjete ushtarake për ta pushtuar Grenlandën”, tha Rasmussen.

“Nuk mendoj se do të ndodhë. Por, në mënyrë të qartë, ekziston potenciali për të krijuar një ndarje brenda NATO-s kur kërcënon një aleat”, tha ai.

Që prej largimit nga roli në NATO, Rasmussen ka krijuar organizatën jofitimprurëse Aleanca për Demokracitë, e cila synon të kundërshtojë atë që e përshkruan si ngritje globale të “autokratëve dhe diktatorëve”.

Javën e kaluar, grupi shpalli një plan me pesë pika për mbrojtjen evropiane që përfshin një thirrje për rritjen e buxheteve të mbrojtjes në katër për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2028.

Kjo pason lëvizjet e Bashkimit Evropian dhe fuqive të mëdha ushtarake të Evropës – Britania, Franca dhe Gjermania – për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në vitet e ardhshme, por shkon përtej planeve të shpallura deri më tani.

“Investimi i Rusisë në mbrojtje tani është më i madh se investimi i kombinuar i mbrojtjes në pjesën tjetër të Evropës. Kështu që, duhet të përshpejtojmë. Duhet të dyfishojmë të paktën investimin evropian në mbrojtje”,  tha Rasmussen.

“Për një kohë të gjatë, kemi mbështetur një model që nuk funksionon më — një kombinim i energjisë së lirë nga Rusia, mallrave të lira nga Kina dhe sigurisë së lirë nga SHBA”, shtoi ai.

Tema si çështjet e sigurisë dhe ekonomisë ishte temë kryesore në një konferencë që Rasmussen organizoi javën e kaluar në Kopenhagë, ku u diskutua edhe plani me pesë pika.

Veterani 72-vjeçar i politikës dhe diplomacisë veçon tarifat globale të administratës Trump si një rrezik të ri që ka krijuar nevojën për një lloj “NATO-je ekonomike”.

“Administrata Trump shpalli një luftë tregtare kundër të gjithë botës, përveç Rusisë dhe Koresë së Veriut”, tha ai.

“Do ta sugjeroja krijimin e asaj që e quajmë D7, shtatë demokracitë e botës: Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Koreja e Jugut, Japonia dhe Zelanda e Re. Dhe, mendoj se shtylla kurrizore e kësaj do të ishte ajo që do ta quanim një Nen 5 ekonomik. Ne do ta konsideronim një sulm ose shtrëngim ndaj njërit prej atyre shtatë vendeve si një sulm ndaj të gjithve, dhe do të përgjigjeshim në mënyrë kolektive”, shtoi ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Është e habitshme të dëgjosh një ish-shef të NATO-s që përjashton Shtetet e Bashkuara nga një listë e demokracive globale.

“Po, por Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur izolimin… Nuk shoh një gatishmëri amerikane për të ushtruar udhëheqjen globale të botës së lirë. Kështu që, për këtë arsye, SHBA-ja është përjashtuar nga kjo D7”, tha Rasmussen.

Qeveritë në të gjithë botën po përballen me sfidën se si të reagojnë ndaj tarifave të Trumpit. Bashkëpunimi më i ngushtë dhe tregtia me partnerë të tjerë janë, pa dyshim, pjesë e përllogaritjeve të tyre.

Por, ashtu si me shpenzimet e mbrojtjes, propozimet e Rasmussenit shkojnë shumë përtej asaj që po konsiderohet në shumicën e kryeqyteteve.

Për shembull, marrëveshja e shumëpërfolur e tregtisë së lirë e Bashkimit Evropian me katër shtete të Amerikës së Jugut në grupin Mercosur është përmendur si pjesë e përgjigjes kolektive të BE-së ndaj një mjedisi të ri, por Franca ende është shumë e kujdesshme për ta ratifikuar atë.

Ndërkohë, BE-ja dhe vendet individuale kanë reaguar veçmas ndaj tarifave të SHBA-së, duke kërkuar të negociojnë me Uashingtonin në vend se të formojnë një front të përbashkët.

Rasmussen nuk ofron përgjigje të thjeshta për zgjidhjen e rrjetit kompleks të interesave që e bëjnë të vështirë për shumë vende të krijojnë struktura të reja globale. Por, ai thotë se kjo është sfida që duhet kapërcyer.

“Për të 19-tin vit radhazi, kemi parë një rënie të lirisë dhe demokracisë globale. Kështu që tani është koha për të krijuar një bashkëpunim më të fortë”, tha ai.

“E di nga përvoja me Putinin dhe autokratë të tjerë se ata respektojnë vetëm forcën, unitetin dhe një qëndrim të vendosur… Nëse veprojmë së bashku, nëse veprojmë të bashkuar, atëherë mund të kundërshtojmë autokracitë që po përparojnë”, përfundoi ai.

Poste të ngjashme

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01

Policia e Kosovës, ka marrë pjesë në një trajnim për ndihmën e parë emergjente, të udhëhequr nga KFOR’i, në Mitrovicën...

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

10/06/2026, 14:59

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner, kanë festuar martesën e tyre në një ceremoni...

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka njoftuar se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.88/2025, që...

Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka marrë kërcënime me jetë nga persona që në rrjetet sociale janë paraqitur si mbështetës të Lëvizjes...

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

10/06/2026, 12:13

Dy nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetë të legjislaturës së fundit, Xhavit Haliti dhe...

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01
Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

10/06/2026, 14:59
Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27
Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv