Prishtina dje u trondit nga vdekja tragjike e 26-vjeçares Xheneta Ejupi, e cila humbi jetën pasi ra nga kati i shtatë i një ndërtese në Lakrishtë. E reja vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se i dashuri i saj e kishte shtyrë drejt vetëvrasjes, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka raportuar se viktima e këtij rasti është Xheneta Ejupi.
Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe fëmijarët, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në orën 18:00.
Ndërkaq, për vdekjen tragjike të 26-vjeçares ka reaguar edhe një shoqe e saj, e cila e ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikeshës së saj.
Përmes një video-je në TikTok, e reja ka thënë se Xhenetën nuk e kishte vetëm shoqe, por e konsideronte si motër, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ajo nuk ishte thjesht shoqja ime ajo ishte motra që nuk e pata kurrë. Me buzëqeshjen e saj, më ndriçonte edhe ditët më te vështira. E kam me shumë dhimbje ta pranoj qe nuk eshtë më, por do ta mbaj gjithmonë në zemrën time.
Ajo ishte dritë per te gjithe ata që e njohën e dashur, e mençur dhe gjithmonë gati për të ndihmuar. Edhe pse ka ikur fizikisht, prania e saj do të ndjehet gjithmonë”, ka shkruar shoqja e Xheneta Ejupit krahas videos.