https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ismaili e informon Shefin e FMN-së për Kosovën për zhvillimet më të fundit ekonomike

Ismaili e informon Shefin e FMN-së për Kosovën për zhvillimet më të fundit ekonomike
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, me bashkëpunëtorë, zhvilloi një takim bilateral me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, David Amaglobeli dhe ekipin e tij, në kuadër të Takimeve Pranverore 2026 që po mbahen në Uashington DC.

Ismaili e njoftoi Amaglobelin mbi zhvillimet më të fundit makroekonomike dhe financiare në Kosovë, me theks të veçantë në indikatorët kryesorë makroekonomikë dhe të sektorit financiar, të cilët, siç tha ai, dëshmojnë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar të vendit.

Gjithashtu, në takim thuhet se u diskutua edhe progresi i arritur në kuadër të Raportit të Stafit për Konsultimet e Nenit IV për vitin 2026.

“Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të BQK-së për zbatimin e reformave strukturore, avancimin dhe forcimin e kornizës rregullative, si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar dhe makroprudencial. Ai gjithashtu vuri në pah angazhimin aktiv të BQK-së në iniciativa rajonale bashkëpunuese, përfshirë iniciativën e FMN-së për Qendrën Rajonale të Asistencës Teknike (SEETAC), me qëllim harmonizimin e politikave dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Amaglobeli, sipas njoftimit, vlerësoi bashkëpunimin konstruktiv dhe partneritetin ndërmjet BQK-së dhe FMN-së, si dhe progresin në forcimin e kapaciteteve institucionale.

“Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së FMN-së përmes asistencës teknike dhe vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të BQK-së në këtë drejtim”, u tha në komunikatë.

Në përfundim, të dy palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FMN-së dhe BQK-së, duke vlerësuar ecurinë e deritanishme dhe kontributin e përbashkët në forcimin e stabilitetit makrofinanciar dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.

Poste të ngjashme

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

16/04/2026, 13:39

Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ka përfunduar. Afat për vendimin e madh po afron. E tek tash, kanë nisur të...

Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

16/04/2026, 13:24

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit

16/04/2026, 13:22

Një burrë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në...

Fushë-Kosova pa asnjë anëtarë të kryesisë në LDK, reagon nënkryetarja

Fushë-Kosova pa asnjë anëtarë të kryesisë në LDK, reagon nënkryetarja

16/04/2026, 13:05

Mirlinda Krasniqi, nënkryetare e degës së LDK-së në Fushë-Kosovë ka reaguar lidhur me mospërfshirjen e degës së tyre në kryesinë...

Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

16/04/2026, 12:55

Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përballën me rritjen e parë të çmimit të naftës në...

Lajmi i fundit

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

16/04/2026, 13:39
Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

16/04/2026, 13:24
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit

16/04/2026, 13:22
Fushë-Kosova pa asnjë anëtarë të kryesisë në LDK, reagon nënkryetarja

Fushë-Kosova pa asnjë anëtarë të kryesisë në LDK, reagon nënkryetarja

16/04/2026, 13:05
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv