https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Iu vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Iu vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur të vazhdojë paraburgimin edhe për nga dy muaj për gjashtë të dyshuarit për ndihmë në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë të pandehurve – Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi – të cilët dyshohen për përfshirje në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Sipas vendimit të gjykatës që ka publikuar Dukagjini, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit, duke vepruar në bashkëkryerje dhe me përgatitje paraprake, kanë ndihmuar të miturin R.B. që më 1 prill të këtij, në Kaçanik, të kryejë vrasjen e zyrtarit policor.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas vlerësimit të Gjyqtares së procedurës paraprake rrethanat e rastit flasin se qëndron arsyeja për vazhdimin e masës se paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të, të hyrjes së ndërtesës, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë, rreshter Muhamet Lika, me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik”, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

Më tej thuhet se, Prokuroria ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke përfshirë urdhëresa për autopsi, analiza të ADN-së, ekzaminim të telefonave, tërheqje të pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe masa të veçanta hetimore si përgjimet dhe analizat e transaksioneve financiare.

ADVERTISEMENT

Gjykata vlerëson se hetimet ende nuk janë përmbyllur dhe disa nga raportet e ekspertizave ende nuk janë pranuar.

Gjithashtu, gjykata vlerëson se ekziston rreziku i ndikimit të të pandehurve te dëshmitarët dhe palët e përfshira në proces, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, duke qenë se disa prej tyre janë të njohur për autoritetet dhe janë të përfshirë edhe në raste të tjera kriminale.

Poste të ngjashme

Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

21/11/2025, 23:01

Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten, kanë konfirmuar familjarët e tij. Familjari Shkëlzen Spahiu ka...

Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

21/11/2025, 19:09

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) ka realizuar arrestimin e gjashtë...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gruaja e raportoi të zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur në Serbi shtetasi i Kosovës

21/11/2025, 19:03

Shtetasi i Kosovës, Selim Voca, ka vdekur në një aksident trafiku në qytetin Aleksinac në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar...

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Caktohet data e seancës solemne të Kuvendit Komunal të Podujeves

21/11/2025, 18:24

Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Podujevës, do të mbahet më 1 dhjetor, duke filluar nga ora 10:30. Kjo u...

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

21/11/2025, 18:19

Një punëtor ka vdekur teksa po punonte në një lagje të Prishtinës. “Jepi zë” ka mësuar se dyshohet se viktimën...

Lajmi i fundit

Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

Ish-polici Arbnor Spahiu lirohet nga burgu në Serbi

21/11/2025, 23:01
Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

21/11/2025, 19:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gruaja e raportoi të zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur në Serbi shtetasi i Kosovës

21/11/2025, 19:03
Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Caktohet data e seancës solemne të Kuvendit Komunal të Podujeves

21/11/2025, 18:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv