https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Jasharaj: Qeveria nxiti qytetarët të heqin dorë nga druri, rrymë s’ka po ngrohen me batanije

Jasharaj: Qeveria nxiti qytetarët të heqin dorë nga druri, rrymë s’ka po ngrohen me batanije
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka reaguar pas shtesave prej 100 euro për fundvit për fëmijët dhe pensionistët, gjë që siç thotë ai “nuk ka ndezur” ashtu siç kishte pritur Ministri Hekuran Murati.

Jasharaj thotë se në vend të entuziazmit, brohoritjeve e falënderimit që Murati priste, pati e vazhdon të ketë reagime dhe kundërshtime për këtë ndihmë.

“Për tri ditë me radhë Ministri Murati bashkë me Kryeministrin Kurti e me bashkëpunëtorë kishin numëruar qindra milionat e mbetura në buxhet dhe në këshillim me Elvisin, Ramabajën, Dimalin e me ekspertë të tjerë u pajtuan që të shpërndajnë ca milionë euro dhe menduan se do t’u ndez ky veprim me fëmijët dhe pensionistët. Murati priti se fëmijët kudo në Kosovë do të dalin në oborret e shkollave e do ta brohorisin emrin e tij, por kjo nuk ndodhi. Hekurani mendoi se pensionistëve do t’u duket sa bjeshka ky 100 euro dhe do t’u shihet buzëqeshja bile një herë në vit, por as kjo nuk ndodhi. Në vend të entuziazmit, brohoritjeve e falënderimit pati e vazhdon të ketë reagime dhe kundërshtime për këtë ndihmë”, thotë kreu i SBASHK-ut.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Për t’ia hequr pikëllimin e mllefin Hekuranit po i tregoi se ka aty e këtu fëmijë e pensionistë që u gëzuan shumë për këtë dhuratë. Një fëmijë në Pejë më ndali në rrugë dhe plot gaz me tregoi se me ato 100 euro do të blej drita dekoruese, bredh dhe balona. Më tha se në balona do të shkruaj emrin Hekuran.

“Murati duke parë se nuk ndezi ideja e shpërndarjes së milionave hidhërua dhe zbuloi në formular, që nuk e ka kush në botë. Kush nuk gëzohet dhe nuk falënderon Qeverinë për këtë dhuratë prej 100 euro, mos t’i merr ore”.

ADVERTISEMENT

Jasharaj thotë se puan e formularit për refuzimin e 100 eurove, askund në botë nuk ndodh.

Ai thotë se kjo “qeveri e idhnakëve” vendos vet kë të shpërblej e kë të ndëshkoj.

“Besoj se ky nuk është zbulimi i fundit i tij , por ju lus mos e hidhëroni më shumë Hekuranin se këtë formularin e ka në plan ta përdor edhe në fund të janarit sepse për ngritjen ironike prej 55 euro kishte shumë kundërshtime e reagime. Në këtë formular do t’u thotë të punësuarve në sektorin publik, pra punëtorëve të arsimit, policisë, zjarrfikësve, të punësuarve në shëndetësi, administratës e të tjerëve se kush e përbuz rritjen prej 55 euro mos t’i merr, bile mund të heq dorë edhe nga e tërë paga.

“Kjo Qeveri është e idhnakëve dhe nuk qanë kokën çka thotë populli e çka është demokracia, por vendos vet se kë ta shpërblej e kë ta ndëshkoj. Mos harroni se kjo Qeveri i nxiti qytetarët që të heqin dorë nga ngrohja me dru e pelet po të orientohet në aparatura moderne me rrymë madje edhe duke premtuar subvencionim të një pjese të pagesës për to.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Tash rrymë nuk ka sa duhet dhe do të nxehemi me batanije e do të hamë bukë me konserva”, thotë Jasharaj.

 

Poste të ngjashme

Fotografia e montuar me Duda Baljen, Besnik Tahiri detyrohet të reagojë: Njerëzit s’po besojnë që është rrenë

16/05/2026, 21:02

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, është detyruar që të regojë për një fotografi të montuar të tijën me ish-deputeten Duda...

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

16/05/2026, 16:39

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar...

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

16/05/2026, 16:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri Andin Hoti, me rastin e përvjetorit të 27-të të...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një burrë dhe kanosi ish-bashkëshorten e tij

16/05/2026, 16:07

Një person është arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe...

Abdixhiku takon strukturat e LDK-së: Fushë Kosova është gati

Abdixhiku takon strukturat e LDK-së: Fushë Kosova është gati

16/05/2026, 16:06

Kreu i LDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Fushë...

Lajmi i fundit

Fotografia e montuar me Duda Baljen, Besnik Tahiri detyrohet të reagojë: Njerëzit s’po besojnë që është rrenë

16/05/2026, 21:02
Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

16/05/2026, 16:39
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

16/05/2026, 16:38
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një burrë dhe kanosi ish-bashkëshorten e tij

16/05/2026, 16:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv