Sot, janë duke qëndruar për vizitë në Prishtinë kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksenburgut, Xavier Bettel raporton Gazeta Blic.Vizita e tyre në Kosovë vjen në kohën kur gjendja në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar.
Ata kanë bërë thirrje për deeskalimin e situatës dhe vazhdimin e procesit të dialogut.Por sa pritet t’i ‘dëgjojë’ kërkesat e tyre kryeministri Kurti?
Njohësit e çështjeve politike në Kosovë po e shohin si shumë të vështirë që Kurti t’iu përgjigjet pozitivisht kërkesave të tyre .Drejtori ekzekutiv i “Demokracia Fillon Këtu”, Shemsi Jashari, tha për “Gazeta Blic” se nuk pret që të ndryshojë qëndrim kryeministri Kurti edhe pas vizitës së dy kryeministrave evropianë.
Ai tha se kjo nuk nuk ka ndodhur edhe pas kërkesave të vazhdueshme të SHBA-ve dhe BE-së dhe nuk pritet të ndodhë as tani.“Vizitat e nivelit të lartë diplomatik në Kosovë, janë të rëndësishme sa herë që ndodhin. Por, e rëndësishme është edhe agjenda e tyre përse ata vijnë. Sot, vizitat e kryeministrave të Luksemburgut dhe Holandes ishin, jo për të shprehur mbështetjën për veprimet e fundit të qeverisë por për të bërë thirrje për deeskalim të situatës në veri. Kështu duke iu bashkuar thirrjve të komunitetit ndërkombëtar që kërkon nga qeveria e Kosovës ndërrim kursi të veprimeve në veri të vendit. Unë nuk pres ndonjë ndryshim e as reflektim të z.Kurti, ndaj kërkesave të komunitetit ndërkombëtar pas kësaj vizite, pasi siç dihet nëse ndaj kërkesave të vazhdueshme të SHBA-së, dhe BE-së, nuk ka pasur reflektim është e paarsyeshme pritja se kjo vizitë do të mund të ndryshoj diçka’
Jashari potencoi se kjo vizitë është një mesazh për qytetarët e Kosovës që liderët evropianë janë bashkë në kërkesat e tyre drejtuar qeverisë së Kosovës.
“Këtë vizitë më shumë e shoh si një mesazh që liderët evropian duan të dërgojnë para qytetarëve të Kosovës, se janë bashkë në kërkesat drejtuar qeverisë së Kosovës dhe se nuk kemi të bëjmë me individ (Borrel& Lajqak) që flasin në emër të BE-së, dhe që mund të kenë simpati apo anshmëri për Serbië, ashtu siç shpesh janë portretizuar nga liderët vendor. Qeveria e Kosovës duhet të gjejë rrugë për të dalur nga ky pozicion, ku shihet fajtor nga faktori ndërkombëtar dhe është vënë nën saksione” deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”
Shemsi Jashari
Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy...







