Megjithëse kryeministri Kurti pati deklaruar gjatë fushatës elektorale se dialogu nuk do të jetë prioriteti kryesor i Qeverisë së tij, me ardhjen në pushtet gjithçka ndryshoi.
Dialogu dhe pastaj veriu i vendit u kthyen në ‘top temat’ e qeverisë Kurti
Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shemsi Jashari, duke folur në lidhje me këto çështje tha sjelljet e qeverisë dhe Kurtit, në raport me dialogun dhe veriun e vendit, janë avantureske dhe populliste sa për të terhequr vota.
“Sjelljet e qeverisë dhe z.Kurti, në raport me dialogun dhe veriun e vendit, janë avantureske dhe populliste sa për të terhequr vota.Kjo në dukje e bënë qytatarin të besoj se veprimet e qeverisë kanë të bëjnë me shtrirjen e sovranitetit dhe luftimin e strukturave kriminale, por në fakt demi që i shkaktohet vendit është i madh.
Jashari potencoi se pas çdo veprimi populist, po pason një raport i acaruar me aleatet dhe një lëshim ‘pe’ në diçka që ka pasoja afatgjata.
Ai tha se çështja e veriut do të duhej të trajtohej me kujdes dhe në bashkëpunim me aleatët.
Pasi pas çdo veprimi popullist, po pason një raport i acaruar me aleatet dhe një lëshim pe në diçka që ka pasoja afatgjate, si çështja e kompetencave me elemente autonomie në asociacion, sipas marrveshjes se Ohrit, rehabilitimi i figurës së Vuçiç dhe Serbisë para botës duke i paraqitur serbet si viktima që po përndiqen nga shqiptarët.Çështja e veriut do të duhej të trajtohej me kujdes dhe në bashkëpunim me aleatët tanë dhe jo për fushata partiake dhe afatshkurte.Ministrat e kësaj qeverie duhet të ndalojnë se reklamuari dhe keqperdoruri Policinë e Kosovës, pasi kjo lenë pasoja afatgjate në kredibilitetin e institucionit me të besueshëm që është policia” deklaroi Jashari në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”







